Qeveria t’a zgjon nga gjumi prokurorinë dhe gjykatat

Qeveria t’a zgjon nga gjumi prokurorinë dhe gjykatat
Qeveria t’a zgjon nga gjumi prokurorinë dhe gjykatat

Ali Hertica

  • 13 June 2021 - 08:51

Shkruan:ANALISTI: Ali Hertica


Prezenca e lartë e korrupsionit vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore me të cilat përballet aparati shtetëror dhe shoqëria kosovare. Ky është një shqetësim i madh për të cilin po brengosën dhe kërkojnë zgjidhje, luftimin e tij pa kushte e pa kompromis, edhe miqtë më të mëdhenj të shtetit të Kosovës, SHBA-të. Institucionet e reja të Kosovës duhet ta marrin me seriozitet Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit amerikan Bajden për Ballkanin Perëndimor, ku bënë pjesë edhe Kosova. Ose drejtësi e guximshme e profesionale, askush mbi ligjin, ose izolim. Prandaj  qeveria duhet zgjedhur këtë të fundit. Luftën kundër krimit e Korrupsionit-Askush mbi ligjin.


Hulumtimet dhe studimet e fundit tregojnë se në shoqërinë kosovare ekziston një perceptim i lartë mbi praninë e korrupsionit në institucione publike. Prandaj, lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë sistematike dhe e mirë planifikuar, duke harmonizuar legjislacionin tonë kombëtar me praktikat e legjislacionit të Bashkimit Evropian është domosdoshmëri urgjente për të pasur rezultate në këtë fushë. Nevoja për luftimin e korrupsionit si fenomen negativ, përveç që është domosdoshmëri, paralelisht reflekton dhe dëshirën për zhvillim dhe funksionim efikas të institucioneve shtetërore. Këtë po e kërkon edhe aleati më i fuqishëm i shtetit të Kosovës  SHBA-ja. Për të pasur rezultate të prekshme dhe jo fjalë, për këtë kërkohet zgjimi nga gjumi i organeve përgjegjëse ligjzbatuese. Prokuroria si organ bartës të hetuesisë dhe gjykata si titullar i ndarjes së drejtësisë, kanë për obligim që t’i dalin ballë detyrës së tyre në drejtim të luftimit të korrupsionit. Kësisoj, qytetaria aktive dhe një sistem i drejtësisë me predispozita për veprim efikas janë garanci për kallëzimin dhe zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit. Luftimi dhe parandalimi i kësaj dukurie negative bëhet nëpërmjet bashkëveprimit institucional, të bazuar në respektimin e plotë të standardeve ligjore. Sendërgjie e formuar nëpërmjet veprimit të organeve sistemit të drejtësisë, është hapi i parë i rëndësishëm dhe thelbësor drejt luftimit të korrupsionit. Dihet se ndjekja e kryerësve të veprave penale bie në barrë të Prokurorit të Shtetit si institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale, të rregulluar me ligj prandaj këtu kërkohet një mbështetje  e pa rezervë politike dhe kërkesë për llogaridhënie. Ky ‘tagër’ i sistemit prokurorial natyrisht bëhet më i rëndë, duke marrë parasysh nivelin e përhapjes së korrupsionit, fakt që përmendet edhe në konstatimet e dhëna në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2020, ku thuhet se gjatë vitit gjegjës është arritur progres i kufizuar, përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të nivelit të lartë, në konfiskimin e pasurive të fituara në kundërshtim me ligjin. Qeveria, respektivisht Ministria e drejtësisë, duhet të adreson llogaridhënie konkrete nga sistemi i drejtësisë, pa e cenuar pavarësinë e garantuar kushtetuese nga politike, sepse sfidë serioze e mos funksionimit brenda këtij sistemi vazhdon të jetë fakti që brenda sistemit të drejtësisë dhe të sistemit prokurorial në veçanti, na paraqitet edhe rezultati i matjes se kualitetit, funksionalitetit, efikasitetit, transparencës, nivelit të respektimit të standardeve organizative etj. Rezultatet e deritashme janë të dobëta dhe ato duhet të avancohen pa vonesë sepse  analizimi i parametrave të përcaktuara shërben që të vlerësohet gjendja e kualitetit dhe efektivitetit të drejtësisë. Duke i analizuar dhe vlerësuar parametrat e tillë shenjëzohen mangësitë e veprimit sistematik të organeve të drejtësisë dhe vendosen standardet gjithëpërfshirëse të forcimit të kualitetit të drejtësisë, për të mos i përsëritur dobësitë dhe ngecjet e  viteve të kaluara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".