Kisha serbe në kampusin universitar turpi i qeverive të pas luftës  dhe i Kuvendit të Kosovës! 

Kisha serbe në kampusin universitar turpi i qeverive të pas luftës  dhe i Kuvendit të Kosovës! 
Kisha serbe në kampusin universitar turpi i qeverive të pas luftës  dhe i Kuvendit të Kosovës! 

Muhamet Kelmendi

  • 13 June 2021 - 15:17

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Kuvendi i Kosovës ka dështuar në mënyre të vazhdueshme. Ka shume raste kur nuk morri vendime të drejta. Ka raste kur nxori edhe  vendime tipike kundër Republikës. Pas shpalljen së Pavarësisë u nxorën vendime shumë të dëmshme. U futën thonjëzat në Kosovë. Kuvendi miratoi vendimin e komunave të reja serbe. U nda gjykata në Veri nga ajo në Kosovë. U formua administrata e pavarur dhe u futën në Policinë e Kosovës  kriminelet serb...

Po ky Kuvend me Qeveri formuan "Listën Serpska". Aprovuan Asociacionin serb në vitin 2013 dhe  votuan Gjykatën Speciale. Ishin këto  vendimet të nxjerra. Natyrisht se tash po dëgjojmë fjale dhe fjali patriotike nga shumëkush. Por kur ishin në pushtet i futshin "veshët në lesh" dhe nuk bënin asgjë. Pikërisht Arsim Bajrami dhe bajramat tjerë në kohën e Thaçit ishin ata që e kanë ndaluar Kuvendin që në kuadër të vendimeve pas vitit 1989, të  nxjerra nga qeveria pushtuese dhe fashiste serbe, të shpallen nul dhe kështu edhe Kisha në pronën e Universitetit do të prishej. Z.Bajrami ishte edhe Ministër i Arsimit. Universiteti binte nën kompetenca e tij. Pse nuk u prishë? Thjeshtë: Mos të prisheshin gjoja raportet me ndërkombëtarët! Marri. Shumë vendime që janë nxjerrë deri në qershor të vitit  1999 i kanë lënë në fuqi organet e Kosovës dhe mjerisht edhe sot janë të tillë dhe ekzekutohen nga ekzekutivi. Duhet këtu të përmendim dokumentet për  pronat e konfiskuara nga ana e pushtetit fashist serb. Po kështu janë pensionet dhe shumë çështje të tjera me rëndësi për jetën e qytetarëve. Eshte anomali të paguhet nga buxheti i Kosovës pensioni  ndaj punëtoreve të ish regjimit serbomadh deri në vitin 1999.  Kështu janë me mijëra veta. Po kështu është edhe kisha  e regjimit pushtues serb në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Dhe, më tepër krijuan pushtet mbi pushtet. I ndanë organet e drejtësisë dhe administratën. Natyrisht se hargjimet i heqë buxheti i Kosovës. Marria bëhet edhe më e rëndë kur sheh se jo vetëm Kuvendi, por as komuna dhe as Universiteti nuk patën guxim ta largojnë nga oborri i Universitetit këtë objekt pushtues serbomadh. Kjo është e paligjshme dhe tepër armiqësore. E tash po flitet si për trashigimi. Kjo nuk hyn në trashëgimi, sepse është ndërtuar në vazhdën e aktivitetit fashist për serbizimin Kosovës. Si e tillë nuk ka vlerë dhe i takon organeve të Kosovës të  marrin vendim për largimin e saj nga kampusi. Këtë nuk mund ta ndali askush.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".