Shkarkimi i Dakës, fillimi i rrënimit të krimit!

Shkarkimi i Dakës, fillimi i rrënimit të krimit!

Hajrullah Tërnava

  • 16 June 2021 - 13:14

Shkruan:ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Ky fillim, i shkarkimit të Valdete Dakes duhet, të kuptohet vetëm si një fillim i pare i dekriminalizimit të institucioneve të kapura për dy dekada nga krimi i organizuar, një zotim top elektoral që ishte dhënë edhe zgjedhjet e fundit parlamentare, si nga kandidati për kryeministër, edhe nga Vjosa Osmani, kandidate për Presidente që arriti ta fiton mbështetjen edhe për këtë pozitë. Tani duhet të shfrytëzohet kjo periudhe kohore e përgatitjes për zgjedhjet lokale, për një reformim dhe ristrukturim të shpejtë të KQZ-se, sepse janë në dispozicion plot 5- 6 muaj në pritje të mbajtës së zgjedhjeve, nga dita që ato u shpallen nga ana e Presidentes.

Kjo udhëheqësi në qeverisje duhet të filloj e ti luftoj ato të këqija të vendit, sikur iu kanë premtuar qytetarëve, prandaj duhet ti fillojnë nga aty ku i kanë shënjestre ato raste, edhe ashtu nga diku duhet të fillohet, prandaj edhe shkarkimi i Valdete Dakes nga pozita e kryetares së KQZ-së është sinjal i fuqishëm i fillimit të rrënimit të kupolës së krimit të infiltruar e instaluar në procesin më të rëndësishëm të themelimit të institucioneve, krimit në zgjedhje dhe abuzim të votës qytetare.

Tani ky shkak mbas këtyre rreth 100 ditëve të qeverisjes duhet t’iu shërben si motivi shtesë për qytetarët që të dalin në zgjedhje të lira, pa frikë nga tjetërsimi i votës në makinerinë̈ kriminale të KQZ-së, derisa njeriu më përgjegjës i ngulitur aty nga SHIK-u ilegal dhe Hashim Thaçi nuk do të ketë mundësi abuzimi dhe lojë interpretimi sipas interesit të grupit kriminal që përfaqëson për devijim të votës dhe vullnetit qytetar.

Ky fillim i shkarkimit të Valdete Dakes duhet të kuptohet vetëm si një fillim i pare i dekriminalizimit të institucioneve të kapura për dy dekada nga krimi i organizuar, një zotim top elektoral që ishte dhënë edhe zgjedhjet e fundit parlamentare, si nga kandidati për kryeministër, edhe nga Vjosa Osmani, kandidate për Presidente që arriti ta fiton mbështetjen edhe për këtë pozitë.

Tani duhet të shfrytëzohet kjo periudhe kohore e përgatitjes për zgjedhjet lokale, për një reformim dhe ristrukturim të shpejtë të KQZ-se, sepse janë në dispozicion plot 5- 6 muaj në pritje të mbajtës së zgjedhjeve, nga dita që ato u shpallen nga ana e Presidentes.

Nuk eshte tani befasi kur pozita ndërmerr veprime te tilla sikur në këtë rast të shkarkimit të Valdete Dakes nga pozita e kryetares së KQZ-së, sepse për këto premtime që kjo qeveri do të ndërmerr veprime të tilla ndaj atyre që nuk i kanë krye obligimet ligjorë, ne përputhshmëri të ligjet, kjo qeveri i ka fitua votat e elektoratit mbi 50%, edhe që nënkuptohet se opozita për të gjitha veprimet që i ndërmerr kjo qeveri, kanë me i pas akuzat e lloj llojshme të tyre, se nuk ju vjen atyre mirë që njerëzit e tyre që kanë punua për interesat e tyre, tani kjo qeveri po ua shkarkon nga ato poste qe i kanë keqpërdorur pozitat e tyre në interes të tyre. Për këtë qeveri në pushtet ky është vetëm fillimi, prandaj opozita jo rastësisht gjendet tani në penikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".