Kryeministri Kurti në dialog me Serbinë për t’i riparuar dëmet e së kaluarës, opozita  le ta  mbyllin gojën e të presin rezultatet ...

Faik Krasniqi

  • 17 June 2021 - 18:42

Shkruan:ANALISTI: Faik Krasniqi

Është herët të thuhet se Kosova ka krijuar avantazh ose ka ndryshim të pozicionit të Kosovës në dialogun me Brukselin në raport me shtetin serb.

Për ata që janë në opozitë e dimë se çfarë kanë bërë në dialog me Serbinë. E dimë çfarë dëme i kane sjellur shtetit të Kosovës. Prandaj duhet ta mbyllin gojën për dialogun dhe gjithçka, sepse fal tyre jemi në këtë gjendje. Çështja është se çfarë do të bëjë kryeministri Kurti, jo vetëm për dialogun por për çdo çështje. Epilogu në fund të rezultatit është i vlefshëm. Serbisë duhet t'i kërkohet çdo gjë, duke filluar nga kërkim falja e deri tek njohja. Asociacioni përveç një OJQ as që duhet të diskutohet. Kurse Bashkimit Evropian liberalizimin e vizave për të vazhduar dialogun. Në të kundërtën s'do të ketë asnjë efekt dhe dobi për ne. Vetëm vajtje ardhje Prishtine-Bruksel-Prishtinë!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"