Shkarkimi i vonuar i shërbëtores besnike të Thaçit. Daken e ka godite mallkimi i votës së anuluar të 150 mijë mërgimtarëve!

Faik Krasniqi

  • 18 June 2021 - 18:43

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

Valdete Daka është dashur të shkarkohet. Në çdo palë zgjedhje ka qenë e njëanshme, duke e mbajtur anën e PDK-së. Me një fjalë ishte shërbëtore e zellshme e saj dhe Hashim Thaçit. Vlen të kujtohet në zgjedhjet e vitit 2019, për llogari te Hashim Thaçit, beri çmos që Nismës t'ja kaloj pragun, edhe pse kjo parti nuk e kaloi.

-Në zgjedhjet e fundit ishte kulmi. Nuk i pranoi votat e mbi 150 mije mërgimtarëve, që u kushtuan mbi 10 milion euro. Me të vetmin qëllim që LVV-ja  mos të fitoi akoma më shumë deputet. Kjo është arsyeja pse opozita po i del në mbrojtje. Por një gjë po më çuditë. LDK të futet në valle me partitë e krimit dhe korrupsionit. Zaten LDK i ka mbajtur gjithmonë në pushtet. Zgjedhjet lokale do të mbahen, pavarësisht fjalëve të kota të ish pushtetarëve të korruptuar, që shtetin e shihnin si lopën që duhet mjelë. Ata nuk e kanë problemin e shtetit, por që nuk janë në pushtet për të vazhduar avazi i vjetër i hajnisë dhe krimit. Këtu e kanë hallin!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".