Letër publike kryeministres serbe, Ana Brnabiqit

Letër publike kryeministres serbe, Ana Brnabiqit
Letër publike kryeministres serbe, Ana Brnabiqit

Ragip Guraziu

  • 20 June 2021 - 10:08

Shkruan:  Ragip Guraziu 

Kufiri i Kosovës është në Nish, këtë e dini edhe ju 

Trojet e Kosovës që i aneksuan në 3 Republika ish-Jugosllave, Serbisë,Maqedonisë,Malit Zi dhe Greqisë,Çameria a po të kujtohet kryeministresh serbe,herdo kur me një afatë shumë të shkurtur do bashkohen tokat shqiptare,jo se doni ju apo te tjeret,por edhe ne,dihet fuqia e jonë,por kjo do ndodh se koha e bënë te veten. ”E huaja nuk behet e jotja”, një thënje e urtë e kombit shqioptar. Të ka treguar këto ditë edhe Kryeministri i Kosovës, në Tiranë në atë takimin, Albin Kurti.  Kush je ti që pallë si buallica?! 

Kryeminstrja serbe, Ana Brnabiq ‘ka urdhëruar’ përfaqësuesit e Kosovës që të ndalojnë së foluri për Kosovën Lindore, kjo ka ndodhë para 2-3 viteve, patën shkruar shkruan media serbe. 

 Brnabiq, në këtë mënyrë, siç shkruajnë mediat serbe, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi i cili ka thënë se ‘ka pranuar mbështetjen e presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me mundësinë e korrigjimit të kufijve”, gjë e cila nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si tërësi me Kosovën. 

 

“Më duhet të them se duhet të ndalojmë së foluri këto gjëra pasiqë nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe ju lutem mos të shkojnë edhe më tutje, ndoshta pretendojnë territore edhe më në qendër të Serbisë”. 

 

Ajo ka thënë se Serbia po mundohet të tregohet fleksibile, e durueshme dhe tolerante në dialog, por se ‘çdo gjë ka një kufi’. 

 

Do ishte kjo përgjigjja….Kryeministrit tonë,Albin Kurtit,që ditën në vijim,të jetë në dijeni se ,Brnabiq,kryeministrja serbe do e provakojë,por,Kryeministri Kurt veq është në dijeni për këtë; 

 Kosova kurr e kurrës nuk ka pretenduar territore edhe në qendër të Serbisë,por durimi duket ju ka takuar shqiptarëve që me shekuj trojet e kombit shqiptarë u aneksuan në tre  Republikave të ish-Jugosllavisë, Serbi, Maqedoni, Mali i Zi dhe Greqi. 

 Deri në Nish ishin tokat me banorë shqiptarë… 

 Siç jeni edhe ju kryeministre serbe në dijeni se nga këtu u dëbuan shqiptarët me dhunë nga sllavet serb të ndihmuar edhe nga Rusia, që nga Nishi, Zajeqari e deri në Sangjakun ku shqiptarë ende ka aty dhe janë ato trojet e shqiptarëve, lexo pak histori. 

 

Kryeministre serbe Brnabiq, ende e freskët lufta e fundit, 1988-89,gjenocidi serb mbi shqiptarët,dhe kjo mishte arsyeja se si u bombarduar nga NATO edhe shteti i juaj Serbia midis Beogradit. Tani këtu u dëshmua se shqiptarët kudo që janë tani, nuk janë më,siç thihet popullorqe, ”nënë pa djal”. 

 

Por po shkojmë më tej…..gjitha dëmet duhet t’i faturohen regjimit gjenocidal serb 

 

Harresa 20-vjeçare e dëmeve të luftës dhe viktimave që ka shkaktuar Serbia është një mëkat i madh për politikën serbe po se po por edhe për ndërkombëtarët. 

 

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999. 

 

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare. 

 

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruar edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar. 

 

Thuhet se për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nevojitet që Serbia të kompensojë dëmet e luftës. 

 

Ekipi i ekspertëve në atë kohë, ka bërë një vlerësim të dëmeve të luftës për sektorë të ndryshëm, e që vlera ka arritur në mbi 22 miliardë euro. E tash natyrisht për t’u krijuar një pajtim, dhe për të parë që Serbia me të vërtet dëshiron që të lë prapa vetës politikën e (Sllobodan) Millosheviqit, ajo duhet të jetë e gatshme që të spastrojë llogaritë dhe dëmet ekonomike në pronën private dhe dëmet tjera që i ka shkaktuar Kosovës me qeverisjen e saj dhe luftën shfarosëse që ka zhvilluar ndaj shqiptarëve”. 

 

Edhe Tirana zyrtare nuk rrin duarkryq, Publikohen pasojat e luftës: 11’840 civilë të vrarë 

 

Sipas rezultateve zyrtare të botuara nga arkivat kosovare gjatë vitit 1998-1999 janë vrarë, 11.843 kosovarë, prej tyre 1.392 fëmijë dhe 1739 femra. 

 

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës promovoi në Tiranë dy botime të cilat sjellën dëshmi faktike mbi krimet serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit: “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999” dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”. 

 

Këto dy vëllime u botuan në Akademinë e Shkencave në Tiranë, ndërsa vetëm 14 vjet pas luftës jepen shifrat zyrtare se në Kosovë u vranë nga regjimi i Serbisë, 11 840 qytetarë të pafajshëm. 

 

U tha në atë kohë se qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj. 

 

Kjo luftë, u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik. 

 

Vetëm nga  janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. 

 

“Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”. 

 

Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. 

 

Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë. 

 

Bilanci i luftës në Kosovë 

 

Shtëpi të shkatërruara, dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358. 

 

Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; 

 

Vrarë: 11.843 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; Të Pagjetur janë akoma 1450 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare. 

 

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 

 

Refugjatë: 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj. 

 

Nuk di sa kompromise  i duhen Kosovës,e le më mos të folmi për Luginën e Preshevës. Durimet e shqiptarëve ekzistojnë që me shekuj ndaj Serbis,lexo pak histori kryeministre serbe,edhe shqiptarëve ju ka humbur durimi,se kufijt e Kosovës janë në Nish. Lugina e Preshevës,toka e Kosovës deri në Nish dhe Sanxhaku pas pak vitesh do i bashkangjitet Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".