Miratimi i Ligjit Anti-Mafia i kthen në buxhet të shtetit milionat e Telekomit të zhvatur nga oligarkët Devolli

Miratimi i Ligjit Anti-Mafia i kthen në buxhet të shtetit milionat e Telekomit të zhvatur nga oligarkët Devolli

Hajrullah Tërnava

  • 24 June 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Si pasojë e zhvatjes perfide 10 veçare, ndërprerjes se kontratës kriminale me Dardafonin, dhe pastaj një̈ vendimi të Arbitrazhit ndërkombëtar Telekomi i detyrohet Z-Mobiles me një borxh ndëshkimin prej 25 Milion euro, për çka edhe i është bllokuar llogaria bankare nga ana e përmbaruesit vitin e kaluar, derisa është arritur marrëveshje e pagesës me këste! Nga këto hetime të tanishme që po bëhen, gjithsesi  duhej të hetohet dhe të dëshmohet e tërë pasuria e krijuar nga oligarkët mafioze Devolli, pas miratimit të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme -Anti-Mafija, në mënyrë që ajo pjesë e pasurisë së krijuar me plaçkitje dhe zhvatje të shtetit të konfiskohet dhe t’i kthehet buxhetit të shtetit.

Kjo qeveri që e ka marr mandatin e shumicës së qytetarëve, për herë të parë mbi 505% të votave për të qeverisur me vendin, duhet pa tjetër që ti arsyeton ato premtimet e  zgjedhjeve për luftimin serioz e pa kompromis të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kur jemi tek kjo temë, një nga institucionet publike më të goditura nga ky fenomen  pa tjetër është PTK-ja, që shumë herë është përfolur për shumë të këqija që i ndodhen  këtij  institucioni, e që është  një  nga institucionet më  profitabile,  me numër të madh të  të punësuarave dhe me paga mjaft të mira, Sikur që dihet viteve të fundit është përfolur në shumë raste dhe mënyra se si  në brendësin e kësaj ndërmarrje  ka shumë krime të kryera, dhe ata që kanë përfituar tani janë pasurua në mënyrë enorme, prandaj është momenti që të  vazhdon të zbardhen rastet e lidhura me krimin në Telekom dhe të zgjidhet ngadalë kjo nyje e krimit.

Edhe pse  me goxha vonesë por shumë sigurt e gjithë nyja  së fundi ka filluar të merr zgjidhje  sepse po arrestohen grupet e para të ndërlidhura në këtë krim. Mirëpo për këtë duhet trë shkohet nga poshtë lartë sepse duhet ti shkohet deri në fund krimit të organizuar që e zhvati dhe e plaçkiti Telekomin e Kosovës me një skenarë të qëllimshëm por tepër perfid dhe të koordinuar nga mafio politika e lartë në majat e qeverisë dhe  në ortakëri me oligarkët mafioz vëllezërit  Devolli, me atë kontratën kriminale për Z-Mobile.

Që nga atëherë Telekomi i Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, viteve të fundit po vazhdon të përballet me probleme të mëdha financiare dhe operative për shkak të kontratës 10 vjeçare kriminale në dëm të Telekomit me Z-Mobile. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se para disa ditësh janë arrestuar edhe tre persona nën dyshimet për mashtrim në prokurim publik e shmangie nga tatimi lidhur me kontratën e lidhur mes Telekomit të Kosovës dhe “Zone Mobile”. Në njoftimin e prokurorisë  thuhet se kontrata ka pasur vlerën e rreth 450 mijë euro. Njoftohet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar të enjten Fatbardh Ajvazin, menaxher i kompanisë Zone Mobile L.L.C dhe Gazmend Hysenin, pronari i biznesit Versacop SH.P.K, si të dyshuar për veprat penale: Shmangia nga tatimi, keqpërdorimi, mashtrimi në prokurim publik dhe dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin.

Po ashtu është̈ arrestuar edhe  Afrim Pupovci, pronar i kompanisë̈ “K.KOPEX SH.P.K”, me bazë në Pejë, i cili dyshohet se i ka lëshuar fatura fiktive biznesit “Zone Mobile”,  që ishte kontraktor i Ndërmarrjes Publike “Telekomi” për furnizim me telefona mobilë, kontratë që parashihte shitjen e telefonave mobilë në vlerë prej më shumë se 400 mijë euro. I dyshuari Fatbardh Ajvazi në cilësinë̈ e menaxherit në kompaninë Zone Mobile L.L.C, kishte lidhur dy kontrata me Telekomin e Kosovës për furnizimin me telefona mobilë. Bëhet e ditur se njëra kontratë është̈ lidhur më 16 janar 2019, në vlerë prej 229 mijë e 715 euro dhe kontrata tjera është̈ lidhur më 21 gusht 2019 në vlerë prej 207.733. Ajvazi duke vepruar në bashkëpunim edhe me dy zyrtarë të Telekomit, Trim Musliun dhe Armend Osajn, të cilët u arrestuan më 30 mars 2021, dyshohet se nuk ka bërë fare furnizimin e Telekomit të Kosovës me telefona mobilë, sipas kontratës.

Krejt  çka  ai dhe zyrtarët e Telekomit kanë bërë është̈ krijimi i dokumentacionit fiktiv për këtë furnizim, me qëllim të arkëtimit të pagesave sipas vlerës së kontratave. Kështu Telekomi i Kosovës është̈ dëmtuar në vlerë prej 437.488 euro për telefonat që dyshohet se nuk janë pranuar fare nga ky institucion. Por kjo nuk është̈ e tëra. Mësohet  se Fatbardh Ajvazi, ka shkuar edhe më tej, në deklarimet tatimore të ATK-së nuk e ka paraqitur shumen e pagesës së pranuar nga Telekomi i Kosovës dhe nuk posedon asnjë dëshmi të importit apo blerjeve të brendshme për telefonat qe gjoja e ka furnizuar Telekomin. Lidhur me zhvatjen e Telekomit të Kosovës përmes kontratës kriminale me Z-mobile, muajin e shkuar ishin arrestuar katër persona të dyshuar, ky tani është grupi i dytë i të arrestuarave të përfshirë̈ kë këtë̈ lidhje kriminale, dhe numri I tyre është ngritur në 7 veta. Të arrestuar dyshohen dhe akuzohen se kanë krijuar dokumentacion fiktiv përmes të cilit kanë përfituar rreth gjysmë milion euro nga Telekomi.

Me këtë mënyrë të luftimit të krimit atëherë mund të themi se edhe në vepër kjo qeveri po e kthen shpresën e qytetarit në pozitivitet, sepse premtimet e dhëna do i jetësoj në vepër, dhe të gjitha krimet në tërësi dhe në detaje do të zbulohen, dhe të gjithë vepër kryesit do të mbarojnë aty ku e kanë vendin si kriminel të buxhetit të  shtetit, dhe ndaj tyre do të udhëhiqen procedura të konfiskimit të pasurisë, dhe ajo pasuri do i kthehet shtetit. Në këtë mënyrë do të filloj luftimi serioz i krimit në përgjithësi, dhe me këto veprime do të filloj së funksionari shteti si shtet, dhe drejtësia do të filloj të funksionoj në të gjitha institucionet e shtetit. Me këto veprime të vazhdueshme Kosovës do i hapen dyert drejtë BE-së pa vonesë të madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".