Qeveria nuk duhet të shkon në pushim pa e finalizuar Ligjin për Konfiskim të pasurisë dhe ligjin VETTING

Dardan Grapci

  • 19 July 2021 - 07:22

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Vetëm me miratimin e këtyre ligjeve me peshë, mafio-politika do të dobësohet dhe shteti ligjor do të forcohet, kurse ekonomia e vendit do të del nga kontrolli i krimit dhe do të fillon të zhvillohet. Për të mos abuzuar me vonesën e hartimit dhe të dërgimit për miratim të ligjeve në Kuvend grupet përkatëse punuese duhet të jenë nën monitorim 24/7 që të mos të ketë sabotime dhe zvarritje të finalizimit të ligjeve të cilat do të miratohen në Kuvend, në fillim të sesionit vjeshtor, për të filluar së zbatuari para sezonit dimëror, brenda këtij viti.

Sa më shumë që po anashkalohet miratimi final nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës për ligjet e pakos anti-korrupsion, VETTING dhe Ligji për konfiskim të pasurisë, aq më shumë dhe më shpesh kemi shkelje të ligjit dhe veprime ilegale brenda ministrive të ndryshme nga zyrtarët politik dhe apolitik. Ministria e Drejtësisë nuk duhet assesi të shkojë në pushime derisa këto 2 pika të votohen dhe miratohen nga Qeveria dhe të përcillen për procedurë Kuvendi i Kosovës. Pa miratim të pakos ligjore anti-korrupcion, Ligjit për Konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme dhe ligjit VETTING, Qeveria nuk do të duhej të shkonte fare në pushime të verës.

Ligji VETTING do të duhej përshpejtuar në procedurë hartimi dhe miratimi, sepse zvarritja e pa fund e këtij ligji mundë të jetë një lojë e rrezikshme që e bënë lidhja e krimit të organizuar me sistemin e korruptuar të drejtësisë. Duka shfrytëzuar zvarritjen e miratimit të ligjit, shumë gjyqtarë dhe prokurorë të lidhur me krimin do të kenë mundësi për të ikur jashtë vendit, apo për ti falsifikuar dhe ndryshuar provat që mundë të përdoren kundër tyre për lidhje me krimin, për hartimin e dosjeve kundër tyre.

Po ashtu me pasoja mundë të jetë edhe vonesa e tepërt e miratimit dhe fillimit të zbatimit të Ligjit për konfiskim të pasurisë së kundërligjshme.

Vetëm me miratimin e këtyre ligjeve me peshë, mafio-politika do të dobësohet dhe shteti ligjor do të forcohet, kurse ekonomia e vendit do të del nga kontrolli i krimit dhe do të fillon të zhvillohet. Për të mos abuzuar me vonesën e hartimit dhe të dërgimit për miratim të ligjeve në Kuvend grupet përkatëse punuese duhet të jenë nën monitorim 24/7 që të mos të ketë sabotime dhe zvarritje të finalizimit të ligjeve të cilat do të miratohen në Kuvend, në fillim të sesionit vjeshtor, për të filluar së zbatuari para sezonit dimëror, brenda këtij viti.

Nëse vazhdon të vonohet edhe ky ligj, shumë politikan do të tentojnë që ti fshehin pasurit e tyre duke bërë pazare dhe marrëveshje edhe me avokatët dhe prokurorët vendor e ndërkombëtar, për ta gjetur mënyrën e arsyetimit të pasuri e ligjshme, ose për ta transferuar atë në llogari të personave të tretë jashtë vendit nëpërmes shpëlarjes në forma të ndryshme të transferimit në emër të financimit.

Unë e kam një bindje që deri në fund të tetorit të këtij viti, më së voni, këto ligje do të miratohen, dhe në nëntor apo fillim të dhjetorit, të fillohet me zbatimin e tyre në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke filluar nga Mitrovica Veriore e deri tek ato qytete dhe fshatra ku Serbia po pretendon se i takojnë Serbisë e ku po fshihet krimi i organizuar i bashkuar mes serbëve dhe shqiptarëve .

Këtu rol të madh mundë të luajnë në ndjekjen e grupeve të krimit të organizuar edhe Policia e Kosovës dhe Ushtria-FSK, të dyja këto struktura të sigurisë dhe të mbrojtjes duhet që menjëherë pas miratimit të këtyre dy ligjeve të pakos anti-korrupcion, të shtojnë patrullimet në çdo cep të Kosovës, sepse vetëm kështu mund tu tregojmë qytetarëve se ka drejtësi dhe ka sundim të ligjit në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".