Këta opozitarë po e luajnë lojën e dreqit lakuriq, kundër interesit të shtetit

Këta opozitarë po e luajnë lojën e dreqit lakuriq, kundër interesit të shtetit

Gani Qarri

  • 25 July 2021 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pas ndarjes së Mitrovicës, spastrimit të dhunshëm etnik nga shqiptarët të këtij qyteti me nam të minatorëve heroik të Kosovës, kolonizimi i veriut të vendit tonë me ardhacak serb edhe nga Bosnja e Kroacia, ku ata mund të kenë kryer edhe krime lufte, nënshkrimi dy herë i asociacionit kundër kushtetues një etnik serb dhe ndërtimet e qyteteve të tëra, në mënyrë ilegale, me nga 300 e më tepër shtëpi për lagje, nga Serbia, pa lejen e asnjë organi komunal e shtetëror të Kosovës, dëshmojnë katërçipërisht se partitë e inkriminuar, edhe në opozitë vazhdojnë ta luajnë lojën e dreqit.

 

 

Kërkesa publike drejtuar ndërkombëtarëve nga Thaçi & Co, për ndarjen e Kosovës, pagesat prej qindra mijëra eurosh, firmës franceze "Majorelle PR & Event" nga qeveria e PAN-it, për propagandimin e kësaj ndarje dhe vazhdimi pa asnjë pengesë i kolonizimit serb të veriut të Kosovës, që nga viti 2015 e këndej kur edhe u nënshkrua për herë të dytë formimi i “zajednicës” serbe me kompetenca shtetërore, ka futur në panik dhe dilema të mëdha të gjithë qytetarët e Kosovës, se opozita aktuale, vërtetë mund të jetë kthyer në një ndërmarrje kriminale, me mision vrasjen e ardhmërisë së shqiptarëve dhe zhdukjen përfundimtare të shtetit të Kosovës. Përndryshe as që ka se si të kuptohet fakti se pse e pengon kaq fort opozitën e inkriminuar, e cila deri dje ishte në pushtet, rikthimi në kujtesë nga ana e kryeministrit Kurti të historisë së krimeve dhe gjenocidit serb mbi shqiptaret dhe Kosovën përgjatë dekadave të kaluara në histori edhe në tavolinë të dialogut, para ndërmjetësuesve më të lartë të BE-së në Bruksel, me krerët e shtetit serb,  kur kjo nuk është e ndaluar me asnjë akt dhe rregull ndërkombëtar, madje për aq më tepër, është edhe e drejtë legjitime e shtetit të Kosovës!  Ndaj sjellja e pakontrolluar kritike, ndaj mënyrës se si Kryeministri Kurti po i qaset dialogut, vetëm pse, ai tanimë po e vendosë Kosovën në pozitë të barabartë negocimi me Serbinë, është kulmi i injorancës dhe papërgjegjësisë  politike e shtetërorë të opozitës së inkriminuar, e cila për më tepër se një dekadë sundimi, e izoloi vendin nga gjithë bota dhe qoi Republikën e Kosovës buzë greminës. Për aq më tepër, pikërisht injorimi diletant i të kaluarës, nga pushtetarët e deridjeshëm të kriminalizuar që sot janë në opozitë, ishte pasoja kryesore që i kushtoi Kosovës dënimin më të rëndë, me imponimin nga faktori ndërkombëtar edhe të disa marrëveshjeve të kundërligjshme të cilat janë edhe jashtë vullnetit politik dhe interesit të shtetit të Kosovës. Kështu që sjelljet kritike dhe mospërfillëse nga partitë në opozitë, ndaj qasjes së re të Qeverisë Kurti për vazhdimin e dialogut, po dëshmojnë publikisht se nuk ka qenë aspak i rastësishëm dhe i pa qëllimshëm anashkalimi i temave të krimeve dhe dëmeve të luftës nga mandatet e kaluara të Qeverisjes  dhe ekipet për dialog, të cilat asnjëherë nuk i nxorën ato të tavolinë para faktorit ndërkombëtar, për ta dëshmuar me fakte se kush ishte viktima dhe kush agresori e krimineli, i cili ka vjedhur edhe trupat e viktimave të luftës dhe për 22 vite a më tepër, edhe sot i mban peng në Serbi, ndoshta për të humbur gjurmët e krimit, se mund t`ua ketë keqpërdorur edhe organet njerëzore të tyre, për qëllime kriminale. Pra, heshtja e ish partive qeveritare, për mese dhjet vite të dialogut me Serbinë okupatore, ishte heshtja më e turpshme, që për pikësynim kishte amnistimin e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, si kusht për arritjen e marrëveshjes konspirative të kuislingut Thaçi me kriminelin Vuçiq, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut me pjesët më vitale të vendit tonë, pëfshi pjesën më të madhe të minierave të Trepçës dhe resursin kryesor ujor si Ujmani, Serbisë fashiste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".