Shqiptarët duhet to thonë JO” iniciativës robëruese për bashkëpunim nga inspiruesi i ideologjisë gjenocidiale Aleksandër Vuçiq

Shqiptarët duhet to thonë JO” iniciativës robëruese për bashkëpunim nga inspiruesi i ideologjisë gjenocidiale Aleksandër Vuçiq
Shqiptarët duhet to thonë JO” iniciativës robëruese për bashkëpunim nga inspiruesi i ideologjisë gjenocidiale Aleksandër Vuçiq

Skender Mulliqi

  • 30 July 2021 - 14:45

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq, i cili i madhëron kriminelët e luftës, ju këndon këngë atyre që shkaktuan gjenocid , dhe i cili edhe vet , ka qenë përkrahës dhe pjesëmarrës i gjenocidit në Bosnjë dhe në Kosovë, nuk bën të lidhet as një marrëveshje politike dhe as ekonomike, siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut lidhur me Minishengenin ballkanik. Inspiruesit e ideologjive gjenocidiale , siç është edhe Vuçiq, duhet të bëhet çmos të largohen nga pushteti, e jo të faktorizohet në Ballkan.

Njerëzit e tillë nuk i kontribuojnë paqes dhe qetësisë në rajon. Në vend që të shembet një logjikë e tillë e instaluar nga vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar kundër shqiptarëve , shovinisti Vuçiq po e kultivon edhe më shumë logjikën pushtuese serbomadhe . Elita politike serbe ka mbetur e vetmja elitë në rajon ku kriminelët shëtisin lirshëm, ku krimineleve ju thurën lavde dhe ndërtohen buste .Vuçiqi është ai që po i arsyeton vrasjet në Kosovë, edhe pse kanë kaluar tashme shumë vjet nga lufta. Nuk po kërkon falje për viktimat e shumta shqiptare, dhe nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës. Këtë gjë duhet ta dinë mirë Edi Rama ,dhe të gjithë njerëzit e politikës shqiptare.

Të vrarët shqiptarë të luftës ende nuk po pushojnë në paqe nga gabimet e deritashme të politikave dhe disa politikanëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kjo praktikë e deritashme e politikave të mbrapshta ka ardhur koha të ndalohen. Serbia nuk është për integrime rajonale, ajo ka interesa ekspansioniste ndaj trojeve etnike shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".