Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial!...

Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial!...
Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial!...

Ismail Muçiqi

  • 08 September 2021 - 09:57

Opserveri i Kosovës.

Shkruan:Ismail Muciqi

Kipred i Kosovës pas një analize të gjerë hartojë raportin analitikë të gjendjes aktuale të diplomacisë Ruse dhe dezinformimi medial kundër Kosovës. Rusia si aleate tradicionale e serbisë, po zhvillon luftë propagandistike kundër Shtetësisë së Kosovës në të gjitha mekanizmat ku ajo bënë pjesë në arenën ndërkombëtare.

Diplomacia Ruse në kontunuitet zhvillojë propagandë kundër Shtetësisë së Kosovës duke e akuzuar perëndimin për bombardimet e NATO-së, për formimin e Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Kosovës si dhe për trajnimin dhe furnizimin me armatim të Ushtrisë së Kosovës. Propaganda Ruse për interesat e saj “cariste” në vazhdimësi është pozicionuar kundër Shtetit të Kosovës përmes diplomacisë së saj si dhe përmes dezinformimi medial.

Mjerisht Rusët ishin ata të cilët i ndihmuan serbisë që në këshillin e Evropës përmes Dick Martyt të akuzojnë UQK-në dhe udhëheqjen e saj për krimet e luftës deri tek nxjerrja e organeve. Ajo ofanzivë diplomatike me plotë të pa vërteta por në mënyrë të sinkronizuar serbia dhe Rusia arritën qëllimin e tyre që ti instrumentalizojn mekanizmat ndërkombëtar për formimin e tribunalit të Hagës. Politika Ruse asnjëherë nuk është ndalur kundër Shtetësisë së Kosovës ajo përmes këshillit të sigurimit dhe me ndihmën dhe përkrahjen e aleateve të saj punojë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol.

Propaganda mediale Ruse nga 500 artikujt medial 92% prej tyre ishin dezinformata. Rusia bashkë me serbin gjatë viteve të fundit është aktivizuar me propagandë diplomatike nëpër Shtetet e ndryshme të Afrikës dhe Amerikës Latine në q/njohjen e Shtetit të Kosovës. Të dhënat tregojnë se në kuadër të diplomacisë së jashtme Ruse dhe serbe punon taskforca propagandistike mediale e cila lajmet dhe informatat kundër Kosovës i përkthen nga Rusishtja në gjuhën Angleze duke i furnizuar ministritë e jashtme të Shteteve të ndryshme të Botës me plotë të pa vërteta kundër Shqiptareve dhe shtetit të Kosovës.

Tani kur pritet të fillojë punën Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara diplomacia Ruse dhe propaganda mediatike Ruso serbe po lobojnë kundër pranimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar. Rusia bashkë me serbinë përmes diplomacisë dhe propagandës po mundohen ti bindin shtetet e ndryshme të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën duke i dezinformuar ato se statusi i Kosovës ende nuk është zgjedhur.

Mjerisht edhe përkundër të gjitha këtyre fakteve që i thamë më lartë Institucionet e Shtetit të Kosovës që nga Shpallja e Pavarësisë asnjëherë nuk u morën me këtë problematikë për të ju kundërvu propagandës Ruso serbe me argumentet dhe realitetin ekzistues. Sot në ministrin e jashtme të Republikës së Kosovës dhe në institucionin e Presidentit dhe të Kryeministrit përkatësisht në zyrat e këtyre nuk punon asnjë zyrtar i cili do ti kundërvihej propagandës Ruse e cila është në ofanzivë kundër Kosovës.

Për fat të keq pas ramjës së komunizmit ka mbetur vetëm serbia vrimë e zezë në Ballkan e cila interesat e Rusisë për tu faktorizuar në këtë pjesë të Ballkanit po mundohet ti mbaj gjallë, përmes Kishës Ortodokse bashkë me udhëheqësin e Shtetit e cila e ka ëndërr projektin e serbisë së madhe.

Kjo më së miri u vërtetua para dy dite në Mal të Zi ku forcat ultra nacionaliste të udhëhequra nga Kisha dhe krerët e shtetit serbë e atakuan rendin kushtetues, integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Malit të Zi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".