E drejta ndërkombëtare nuk njeh “kompromise të dhimbshme” !

E drejta ndërkombëtare nuk njeh “kompromise të dhimbshme” !
E drejta ndërkombëtare nuk njeh “kompromise të dhimbshme” !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 13 September 2021 - 08:32

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Jo, jo “kompromise të dhimbshme”, por ndëshkim juridiko-penal ndërkombëtar të kolonializmit gjenocidal të Serbisë në Ballkan(1912-2021).

Për më tepër, Kosova ka bërë mjaft “kompromise të dhimbshme” në favorin e Serbisë kolonialiste me imponimin e “Planit të Ahtisarit” (2007). Pikërisht ky plan i Ahtisarit provoi se “kompromiset e dhimbshme” nuk zgjidhin problemin kolonial të Serbisë në Ballkan .Prandaj, pa dekolonizimin e Serbisë nuk zgjidhet përfundimisht probelmi i Kosovës, kot po zhvillohet Dialogu i Brukselit (2011-2021), sepse nuk kapacitetin juridik dhe politik të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pavarësisht nga projektet afatgjata të BE-së, Ballkani nuk mund të zhvillohet gjithanshmërisht dhe të integrohet në tërësi, pa dekolonizimin paraprak të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, duhet pasur kujdes, sepse imponimi dhe diktati i çfarëdo “kompromisi të dhimbshëm” është në kolizion flagrant me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes si postulat kryesor i së drejtës ndërkombëtare, si dhe në kundërshtim të plotë me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

-E drejta ndërkombëtare nuk njeh “kompromise të dhimbshme” as juridike e as politike. Ky  koncept ëshë fiksion politik, që vë në dukje mosgatishmërinë dhe mosvullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e drejtë, të ligjshme dhe përfundimtare të problemeve të ndryshme ndërkombëtare, së këndejmi edhe në Ballkan.

Përkundrazi “kompromiset e dhembshme” mes Kosovës dhe Serbisë lënë të hapur mundësinë e përsëritjes së konflitkeve dhe të luftërave gjenocidale kolonialiste serbe në Ballkan, në veçanti në territoret indigjene të Shqipërisë Etnike (1844-2021).  Kjo është një nga arsyet thelbësore pse pala negociuese shqiptare e Prishtinës në Dialogun e Brukselit me palën negociuese serbe të Beogradit, në asnjë formë nuk do të duhej të pranonte kurrfarë “kompromisi të dhimbshëm” kinse për të arritur ndonjë “marrëveshje gjithëpërfshirëse” me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit. Logjikisht, nuk mund të ketë “marrëveshje gjithëpërfshirëse” nëse Kosova bën “kompromise të dhimbshme” me Serbinë, sepse automatikisht do të vihej në rrezik  shthurja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, si dhe dekompozimi territorial i saj nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

Edhe pse deri tani opinioni i gjerë publik ballkanik, evropian e as ai botëror nuk janë dijeni se për çfarë “kompromise të dhimbshme” pritet të bëhen mes palëve negociuese serbo – shqiptare në Dialogun e Brukselit, që për këtë “opsion” pati njohtuar emisari  i BE-së, Miroslav Lajçak, qysh vitin e kaluar me rastin e vizitës së tij, bërë Prishtinës dhe Beogradit(2020). Mirëpo, pa ndonjë propozim konkret, duke qenë se as Bashkimi Evropian (BE) e as OKB-ja deri tani nuk kanë  shpërpallur ndonjë përkufizim të saktë se çfarë nënkupton “kompromisi i dhimbshëm” për palët negociuese serbo – shqiptare në procesin e Dialogut të Brukselit (2011-2021).  

“Kompromisi i dhimbshëm” është kushtëzim dhe mosgatishmëri e zgjidhjes përfundimtare të problemit kolonial serbo – shqiptar në Ballkan (1878-2021) !

Mirëpo, pala negociuese e Prishtinës, nuk duhet të pranojë “opsionin” e diktuar nga emisarët e BE-së, Mirsolav Lajçak dhe Josep Borreli, se gjoja një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës mund të arrihet vetëm nëse   mes dy palëve  të tyre bëhen “kompromise të dhimbshme”.

Fatkeqësisht një “formulë” të tillë të arritjes së kompromisit politik mes Serbisë dhe Kosovës në kuadrin e Dialogut të Brukselit, tanimë ka paralajmëruar edhe Miguel Berger (sekretar  në Ministrinën e Jashtme të Gjermanisë) në një intervistë dhënë “Deutsche Welle”, më 12 shtator 2021, ku ndër të tjera, thuhet : “Zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. Prandaj përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është shumë i rëndësishëm. I dërguari special i BE -së për dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, kanë mbështetjen tonë të plotë. Ata janë duke bërë pikërisht atë që tani për tani është e drejtë: T'i ulin të dyja palët në bisedime. Në fund, do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme, në mënyrë që negociatat të përmbyllen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese, që do t'u mundësojë të dy vendeve të bashkohen me BE-në. Sidoqoftë, përballja me të kaluarën nuk duhet të jetë parakushti i dialogut, sepse kështu bisedimet do të jenë të pamundura. Në këndvështrimin tim është e anasjella: Një marrëveshje e suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë do ta bënte më të lehtë përballjen me të kaluarën.”.

Me gjithë këto observime politike të Miguel Bergerit, “kompromiset e dhimbshme”, të parashikuara sipas BE-së, nuk përbëjnë zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit  kolonial më se njëshekullor të Kosovës (1912-1999). - Së pari, Serbia duhet të dekolonizohet ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas parimeve dhe objektivave të Kartës së OKB-së, pastaj të kërkohet kompromisi politik mes saj dhe Kosovës. Ndryshe, për  “hesape pa hanxhiun” të BE-së  në Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk do të pranojë asnjë “kompromis të dhimbshëm” veç njohjes de fakto dhe de jure nga Serbia, pa asnjë kompensim qoftë territorial apo të krijimit të “srpska zajednicës”, që dot të thotë një “srpska republika” në territorin e Republikës së Kosovës, ashtu siç po kërkon Serbia në Diualogun e Brukselit.

Së fundi, nëse BE-ja përmes Dialogut të Brukselit e “mbështet për muri”-e detyron palën shqiptare, që të bëjë ndonjë “kompromis të dhimbshëm”, atëherë aletrantiva e vetme është që, qeveria e Kosovës, të shpallë Referendum gjithëpopullor kundër opsionit  të imponuar “kompromise të dhimbshme” në dëm të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.

Në këtë rast (me imponimin e kompromisit të dhimbshëm palës shqiptare) BE-ja nuk duhet të “reprizojë”  vendimet e gabuara politike dhe diplomatike të Konferecnës së Ambasadorëve të Londrës (1913), që për hir të rujatjes së ekuilbirit  të marrëdhënieve  ndërshtetërore të Fuqive të Mëdha të Evropës, përfaqësuesit e saj bënë “koncesione të dhimbshme”, duke copëtuar territorin e Shqipërisë Etnike në favorin e Serbisë së Madhe kolonialiste. Përkundrazi, sot BE-ja ka shansin historik, që ta bëjë të kundërtën nga Konferenca e dikurshme e Londrës, në favorin e rendit pozitiv juridik ndërkombëtar, duke e detyruar Serbinë, që shqiptarëve t’ua kthejë territoret e tyre të aneksuara dhe të kolonizuara që nga Kongresi i Berlinit (1878); nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913) dhe nga Konoferenca e Paqes e Parisit (1919).

-Pa rishqyrtimin e  kolonializmit të Serbisë në territoret shqiptare  në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,  Dialogu i Brukselit nuk do të ketë kurrfarë kuptimi, kurrfarë rezultati pozitiv as de fakto, as de jure , as historik, as as politik e as paqësor, pavarësisht nga synimet dhe nga projketet e BE-së për të sotmen dhe për të nesërmen e perspektivës së  “Ballkanit Perëndimor” !  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".