Albin dhe Vjosa ndjeheni mirë kur u mbështesin, por a po i mbështesni edhe ju mbështetësit tuaj?!

Albin dhe Vjosa ndjeheni mirë kur u mbështesin, por a po i mbështesni edhe ju mbështetësit tuaj?!
Albin dhe Vjosa ndjeheni mirë kur u mbështesin, por a po i mbështesni edhe ju mbështetësit tuaj?!

Skender Kapiti

  • 16 September 2021 - 15:10

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët  dhe sidomos disa media  dhe intelektualë e opinionstë të aftë  e profesionistë kanë qenë në ballë të kundërshtimeve të të gjitha marrëveshjeve që cënonin rëndë interesin kombëtar, kanë kundërshtuar e demaskuar   atë të Bashkësisë së Komunave serbe, Demarkacionin ,  atë për Korigjimi e kufijve dhe atë të Ballkanit të Hapur si dhe krimin e korrupsionin.

Dhe madje këta dhe votuesit kosovar per keto arsye edhe ua dhanë Kurtit dhe Osmanit të drejtën për të qeverisur Kosovën. Por kisha një pyetje: se dhe sa dhe a janë  janë treguar mirënjohës Vjosa dhe Albini mbështetësve të tyre dhe a i kanë afruar pranë vetes, apo mos po ia bëjnë edhe këta të dy si të gjithë të tjerët , si paraardhësisit e tyre,pasi  si  zanat e zakon politika e politikanët shqiptarë sapo marrin pushtetin harrojnë kontribuesit dhe përkrahësit e tyre dhe akraballohen në pushtet me miqt, të afërmit familjarë,me militantë e me xhambazë të ndryshëm pasi gjithmonë prej kësaj sëmundje dhe nga kompleksi i inferioritetit djallëzisht dhe indiferentisht edhe i injorojnë paturpësisht meritorët, të aftët, profesionistë dhe patriotët sepse duan të duken ata se janë gjithkushi e cdokushi.Këtë duhet ta kenë parasysh Edhe Kurti , edhe Osmani, edhe  Gervalla.

Marrëveshjen për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe unë e kam demaskuar  që kur doli si ide, si një  marrëveshje kriminale dhe e një tradhtie të madhe kombëtare të bërë nga ishPresidenti Thaci me të tjerët, marrëveshje e cila mundësonte formimin e një minishteti serb brënda Republikës shqiptare të Kosovës. Madje në Librin tim “Triumfi i Kombit”shkruar në vitin 2008 unë kam deklaruar e shkruar në atë libër se : atë se cfarë do t’u jipet shqiptarëve të Kosovës Lindore , aq dhe asgjë më tepër nuk duhet t’u jipet serbëve në Kosovë.

Marrëveshjen e Bashkësisë së Komunave serbe e kanë kundërshtruar edhe shumë opinionistë e analistë të tjerë të cilët i kam lexuar te mediat kosovare.

Dhe sot unë e mbështes dhe jam plotësisht dakord edhe me deklarimin e Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani se : “Ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën apo të lejojmë ndonjë bashkim të qyteteve dhe komunave që do të krijonin një strukturë të pushtetit mono-etnik në vendin tonë. Kjo nuk është as në interesin tonë, as në atë të rajonit apo aleatëve tanë…Nëse lejojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kjo do të ishte vetëm faza paraprake për Serbinë në Republikën Sprska të dytë”.

Pra është për t’u vlerësuar akti i madh kombëtar i zgjedhësve dhe të votuesve në Kosovë të cilët mundësuan që në Kosovë erdhi si kryetare shteti me meritë dhe me besim znj. Vjosa Osmani e cila po i shërben aq mirë dhe aq me përgjegjshmëri kombëtare interesit të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar të Kosovës.

Uroj që Presidentja e Kosovës të marrë pranë vetes dhe stafit të saj individë me dinjitet, me personalitet dhe me kualitet patriotik e kombëtar, si dhe të vazhdojë e të mbrojë  dhe të vlerësojë vlerat dhe  individët me vlera të  larta patriotiko-heroike dhe intelektualo-akademike për të cilat ka aq shumë nevojë politika, demokracia, patriotizmi dhe diplomacia kosovare.Që të ketë sukses Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës dhe diplomacia kosovare  duhet që të marrin pranë vetes së tyre personalitete të aftë madje edhe më të zotë se vetja e tyre në fusha specifike, po deshën që ata të kenë sukses dhe jo injorantë, jo puthadorë e servilë dhe as individë me lidhje akrabaje fisi e militantizmi politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".