Duke votuar Bedri Hamzën do t'ia riktheni dinjitenin e nëpërkëmbur Mitrovicës

Duke votuar Bedri Hamzën do t'ia riktheni dinjitenin e nëpërkëmbur Mitrovicës
  • 12 October 2021 - 18:37

Shkruan: Armend Preteni

Më 17 tetor 2021, në zgjedhjet për pushtetin komunal në Kosovë, qytetarët e Mitrovicës me votën e tyre e kanë në dorë ta bëjnë ndryshimin rrënjesor duke votuar kandidatin më serioz dhe më të përgatitur që ka pasur Komuna e Mitrovicës në dy dekadat e fundit.

Duke votuar Bedri Hamzën, ministrin më të shkëlqyer që ka pasur Kosova, qytetarët do t'ia kthejnë dinjitetin qytetit të nëpërkëmbur të Mitrovicës, andaj mos hezitoni por të dielen me 17 tetor votoni PDK me numrin 177.

Para të gjithave, mendoni për vetën dhe fëmijët tuaj dhe bëni diferencën duke votuar intelektualin dhe njeriun e arsimuar Bedri Hamzen.

Pretendenti për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka lindur më 08/11/1963, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në 1987, ka mbaruar dhe studimet akademike pasuniversitare ku mori një diplomë master në tezat "Sfidat për përsosjen e sistemit fiskal në Republikën e Kosovës", derisa aktualisht është në studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës.

Image


Gjatë viteve 1987 - 1990, Bedri Hamza ishte i punësuar në KXMK "Trepça" në Mitrovicë, ku mbante postin e Shefit të Kontabilitetit dhe Financave në Ndërmarrjen e Shkritores Kryesore.

Në vitet 1990 - 1998 ai e përqendroi karrierën e tij në biznesin e tij privat.

Nga viti 2000 deri në vitin 2003, ai shërbeu si Shef i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës.

Nga viti 2008 deri në vitin 2011, ka mbajtur postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Image

Më 22 shkurt 2011, Hamza u emërua Ministër i Financave i Republikës së Kosovës.

Më 26 Mars 2013, Bedri Hamza u emërua Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

"Mitrovica, qyteti i minatorëve dikur ka qenë emër i industrializimit në Kosovë. Së bashku do ia rikthejmë identitetin, krenarinë, reputacionin dhe pozitën që e meriton. E duam e ndjejmë dhe kujdesemi për Mitrovicën", është motoja e kandidatit për kryetar të Mitrovicës Bedri Hamza.

Të gjithë bashkë për Mitrovicën që e duam.

Image

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".