Bashkimi kombëtar nuk bëhet me deklarata

Bashkimi kombëtar nuk bëhet me deklarata
Bashkimi kombëtar nuk bëhet me deklarata

Muhamet Kelmendi

  • 26 November 2021 - 15:54

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Populli shqiptar është i ndare ne disa shtete te Ballkanit. Ata gjinden men sundimin grek, maqedon, malazez, serb. Ndërsa, gjithashtu kemi dy shtete, Shqipërinë dhe Kosovën, qe janë shqiptare. Gjendja e tille e kombit shqiptar u realizua gjate dhe nen sundimin otoman. E qe 1/2 e kombit u shkëputë nga atdheu, Shqipëria, u be gjate Kongresit te Berlinit, ne vitin 1878, si dhe te Konferencës se Ambasadoreve ne Londër, ne vitet 1912/13. Këto dy takime ndërkombëtare ishin fatale për kombin shqiptar si tërësi. Sot gjendemi ne 6 shtete. Ne Tirane ishte takimi i dy qeverive, te Shqipërisë dhe te Kosovës. Aty u bene disa marrëveshje dhe shume prej tyre drejtojnë nga integrimi i dy shteteve dhe mënjanimin barrierave kufitare për qarkullimin e njerëzve, te mallit, te kapitalit dhe te shërbimeve. Ne kete kuader është gjë shume normale deklarimet e era nga dy kryeministrat mbi bashkimin e Kosovës dhe te Shqipërisë ne je shtet.

Shqiptaret ne shumice jane per bashkim kombetar. Shume pak, respektivisht nje pakice e vogel, eshte kunder. Dhe, kur dihet ky vullnet, priten deklarime te z.Rama dhe te z Kurti per bashkim kombetar. Te dyte permenden Referendumin per bashkim dhe voten qe ata do te jepnin. Kjo keshtu eshte thjeshte pilitike. Deklarim per konsum te populli qe e ka vullnetin per bashkim. Nese eshte ky vullnet i te dy kryeministrave, pse nuk behet atehere bashkimi ne mje shtrt kombetar? Pse nuk organizohet Referendumi? Cilat jane pengesat e bashkimit? Keto jane pytje qe te dy duhet te japin pergjigje para popullit. Nuk mjafton vetem deklarimi per Referendum dhe votimi individual per bashkim. Z.Rama dhe z. Kurti jane kryeministera te dy shteteve, te Shqiperise dhe te Kosoves.

Si te tille duhet te bejne bashkimin! Pse nuk e bejne? Kush eshte kunder bashkimit? Keto jane ceshtjet qe duhet dhene popullit. Ne te kunderten, duhet te behet bashkimi ne nje shtet te shqiptareve. Shqiperia dhe Kosova i kane organet legjitime. Eshte Kuvendi qe ka dalur nga votat e popullit te ketyre dy shteteve. Kuvendi ka pergjegjesi dhe te drejte te vendosi. Pengesa ligjore ka. Ato mund te menjanohen. Kuptohet se pengesat shume te medha jane pengesat e faktorit nderkombetar. Ketu duhet te punohet per te ardhur te fakti i menjanimit te pengesave per bashkim kombetar. Faktori nderkombeta, si UE, Anglia dhe SHBA-te, e shtetet tjera, duhet te bindet ne te mire te paqes dhe te prosperitetit te Ballkanit me nje Shqiperi te bashkuarh. Ndarja dhe pushtimi i kombit shqiptar dergojne te konfliktet midis kombeve.

As Tirana dhe as Prishtina nuk mund te ikin mga pergjegjesia per mos bashkim me deklaratat se jemi per bashkim. Bashkimi kerkon force dhe menquri, guxim dhe iniciative konkrete te bshkimit. Deklaratat nuk e bejne bashkimin. Ato tregojne pafuqine e dy vendeve tona per bashkim. Ndoshta keshtu behet edhe shqyrtimi i kundershtsteve te bashkimit kombetar te shqiptareve. Dicka tjeter me konkrete nuk ka ne deklarata per bashkim re dy kryeministrave. Bashkimi kombetar kerkon veprim. Referendumi eshte mjeti i bashkimit. Ka edhe forma tjera. Mjafton vendimi i dy kuvendeve te shteteve tona per bashkim. Keshtu u bashkuan dy Gjermanit, dy shtetet e Jeminit etj. Pra, format e bashkimit dihet. Vullneti i popullit shqiptar eshte per bashkim ekziston.. Kerkohet veprim ne drejtim te shtetit kombetar re shqiptareve.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".