Me etni e me komb jam shqiptar, jo me plehun  “komb kosovar” , o “kirenar tebdil si bari” !

Me etni e me komb jam shqiptar, jo me plehun  “komb kosovar” , o “kirenar tebdil si bari” !
Me etni e me komb jam shqiptar, jo me plehun  “komb kosovar” , o “kirenar tebdil si bari” !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 29 November 2021 - 09:27

Në spikamë

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

**** Një letër me vlerë antologjike kombëtare dhe patriotike në shërbim të unitetit të KOMBIT dhe të ATDHEUT SHQIPTAR :

-Edhe pse kjo letër përshëndetëse e Akademikes, e shkrimtares,  e poetes, e pedagoges, e patriotes intelektuale të shquar shqiptare Vilhelme Vrana Haxhiraj nga Vlora heroike e Ismail Qemalit, më është dërguar mua më 27 Nëntor 2021, megjithatë, këtë dëshiroj ta ndaj me të gjithë bashkidealistët dhe me bashkëkombësit e mi shqiptarë anembanë Shqipërisë Etnike në Gadishullin Ilirik dhe në mbarë Mërgatën Shqiptare kudo që ndodhen në dhera të huaja, për t’i rikujtuar se zanafilla historike e rrënjëve, e lozëve, e kulturës, e gjuhës dhe e qytetërimit tonë si Komb është nga më e lashta në Evropë.  

Prandaj, motra dhe vëllezër të dashur shqiptarë të ngrejmë zërin dhe të luftojmë bashkërisht si një trup i vetëm, që me çdo kusht t’i mbrojmë VLERAT tona kombëtare, që nga  antika e deri më sot në erën e digjitalizimit të botës së shekullit XXI, duke moslejuar dhe, duke mos pranuar kurrfarë “politike” dhe kurrfarë pseudoshkence  të  imponuar  të mercenarëve, të argatëve dhe të matrapazëve  të huaj kuislingë shqipfolës, të cilët me Nexhmedin Spahiun në krye  me paçavuret e tyre të turpshme po luftojnë dhe po propagandojnë me paçavuret e tyre, që ta përçajnë  KOMBIN SHQIPTAR, duke ia imputuar dhe imponuar të ashtuquajturin “KOMB KOSOVAR”. Kjo është tradhtia më e egër, si dhe grushti më primitiv, më dinak dhe më tinzar, që sipas teorisë së komplotit po i bëhet KOMBIT SHQIPTAR (2004-2021) nga Nexhmedin Spahiu dhe nga “bishtat” e tij të indoktrinuar dhe të mashtruar nga agjenturat  të huaja antishqiptare.

Prandaj, kundër kësaj tradhtie dhe propaganda subversive, që ka për qëllim asgjësimin e KOMBIT SHQIPTAR në Kosovë, jo vetëm populli, por para së gjithash, edhe  Qeveria,  edhe Presidentja, edhe Kuvendi i Kosovës, duhet të marrin masa përkatëse ligjore për parandalimin e një skandali të tillë gjithëkombëtar. Po ashtu, edhe Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë së bashku me ASHA-në e Shqipërisë, duhet të marrin masa juridike ligore dhe kushtetuese për pezullimin me çdo kusht të propagandimit, të përhapjes dhe të afirmimit të ashtuquajturit “komb kosovar” të Nexhmedin Spahiut, si dhe të gjithë  atyre që propagandojnë dhe mbështesin këtë tradhti ndaj kombit shqiptar.

Poshtë tradhtia!

Poshtë injoranca!

Poshtë “kombi kosovar” !

Rroftë KOMBI I RIBASHKUAR SHQIPTAR!

Rroftë RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE!

***  ***

Vilhelme VRANA HAXHIRAJ:

Vetëm kur dy shtetet shqiptare të bashkohen ne do t'i tregojmë botës se cilët jemi në të vërtetë

I nderuar Prof.Mediu. 

Ju faleminderit për thirrjen e ASHASHA-së, ndaj  antikombëtarit, të pafytyrit Nexhmedin Spahiu i cili propagandon ekzistencën e dy kombeve të veçanta shqiptare.  Ai ngrihet dhe vjell vrer kundër kombit më të vjetër në Evropë, nga i cili hodhën bazat kombëtare dhe gjuhësore, shtetet evropiane. Kombi shqiptar është një dhe i patjetërsueshëm. Duke filluar që nga neoliti, e ka nisur rrugën e  historisë së tij me pellazgët, vazhdoi me Ilirët, me Arbërit e me Dardanët Hyjnor dhe sot shqiptar dhe kosovar. Gjithë shqiptarët e trojeve etnike shquiptare në Gad. Ilirik, janë popullsia autoktone në këto troje që kanë të njëjtat gjene  gjaku,të njëjtat zakone dhe kulturë, mbi të gjitha flasin gjuhën e fillimit të njerëzimit, gjuhën shqipe, e cila ka dy emërtime të veçanta Atdhe dhe Mëmëdhe. Më thoni, ju lutem, cili komb në botë e quan vendlindjen e të parëve, si neë gjuhën e ëmbël shqipe;  Atdhe= Dheu i Atit(babait) dhe Mëmëdhe= Dheu i Mëmës(nënës)?! 

Cilitdo që kërkon ndarjen e shqiptarëve në kombe të ndryshme, kërkon shpërbërjen e kombit më të lashtë. Njerëz si i pafytyri, Nexhmedin Spahiu, janë antikombëtar, antinjerëzor dhe u shërbejnë klikave shoviniste që e duan Shqipërinë të shkërrmoqur. Vetëm se duan të zhdukin autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Në këto troje, lufta për shkombëtarizim ka filluar qysh me pushtimin e Atikës nga fiset semite (afro-aziatike), përkrahur nga Republika e Romës. Rokmakët i thurën aureolë Greqisë që përvetësoi kulturën pellazge-ilire. Vetëm për supremaci të flotës detare ilire në detin Mesdhe, Roma zhvilloi me mbretëritë ilire tri luftëra të përgjakshme. Doggji dhe shkatërroi 71 qytete, popullsinë ilire e vrau, e dëboi ose e skllavëroi, në trojet e saj. Ndërkohë ngriti në piedestal Greqinë duke i dhënë emrin helenë apo Greqi pa asnjë origjinë. Këtë e bëri që të ishte masha e saj për të mos t'u mëkëmbur më kurrë Iliria. Më pas  pushtimet e njëpasnjëshme arritën deri në Kongresin e Berlinit që kërkoi zhdukjen e Shqipërisë nga harta gjeopolitike e Evropës, përmes copëzimit të territoreve të saj mes shteteve fqinje. Ishin fuqitë e emëdha që ia dhanë Çamërinë (Greqisë), Kosovën (Jugosllavisë) dhe veriun etnik shqiptar oia dha Malit të Zi.  Ka ardhur koha të zhduket kufiri mes Shqipërisë dhe Kosvës. Duhet të vazhdojnë  kërkesat për Çamërinë.

Përshëndes përzemërsisht zanafillën e një bashkëpuinimi:

Në bashkëbisedimin meKryeministrin Rama dhe kabinetin qeveritar, përgëzoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, të nderuarinAlbin Kurti për fjalën e  mendimet e tij të thella, tejet kombëtare, optimiste, me synime në largpamësi për banjë bashkërendim veprimesh mes dy qeverive shqiptare. Gjithashtu përshëndes përzemërsisht kabinetin qeveritar të Kosovës për programet që ata shpalosën ministrat në Tiranë,  për zhvillimin dhe integrimin e përbëshkat të dy shtetve. Lidhjet e ngushta vëllazërore do të çojnë në tjetërsimin e hartës gejopolitike të të dy shteteveshqiptare në një hartë të vetme. Vetëm të bashkuar në një komb të vetëm, do të jemi në gjendje të shkojmë në origjinën tonë kombëtare, do të forcojmë pozitat politike, ekonomike dhe diplomatike në gadishullin Ilirik. Do t'i japim drejtimin e duhur ndryshimeve sociale të cilat janë tregues të kulturës dhe opinionit kontinental dhe ar tij botëror. I lutem Zotit ta dëgjojë zërin e shqiptarëve të mirë! Le të shpresojmë për më të mirën e Kombit!

Konsiderata!

 Vilhelme Vrana

Vlorë, 27.11.2021

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".