Ofrohen edhe 30.000 euro plus shpërblim personit që jep informata për vrasësin në Gllogjan, për ta nxjerr kriminelin para drejtësisë!

Ofrohen edhe 30.000 euro plus shpërblim personit që jep informata për vrasësin në Gllogjan, për ta nxjerr kriminelin para drejtësisë!
Ofrohen edhe 30.000 euro plus shpërblim personit që jep informata për vrasësin në Gllogjan, për ta nxjerr kriminelin para drejtësisë!

Naim Miftari

  • 01 dhjetor 2021 - 13:05

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Drejtësia duhet të angazhohet seriozisht në rastin tragjik të Gllogjanit, kurse politika të mos e keqpërdorë për interesa të përfitimit në tragjedinë e tjetrit. Kam një vërejtje në deputet e zyrtar të opozitës që po tentojnë të fitojnë poenë politik nga kjo tragjedi, dhe i lus të mos bëjnë asi lloj politike se nuk fitojnë asgjë në këtë tragjedi. Aq më të turpshme janë disa përpjekje nga individ të ish pushtetit që të përfitojnë nga tragjedia në Gllogjan, duke harruar plus atë faktin e pa mohueshëm të dështimit, që e mbajtën pushtetin nga pas lufta sa ishin në pushtet, kurse këta që sot janë në pushtet ishin në opozitë,dhe për ato vite që mbetën mbrapa u vranë mbi 3000 civil, ku pothuajse 90% të këtyre vrasjeve nuk janë zbardhur kurrë!

-Çdo krim i bërë është një test për organet e rendit publik. Edhe krimi “terrorist” i rastit të fundit në Gllogjan, ku ju shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, është sfidë për policinë, për hetuesine e prokurorinë. Rasti i fundit është shumë senzitiv për arsye se janë vrarë nxënës të shkollave dhe është sulmuar autobusi, mjet publik, është sulmuar arsimi dhe rendi publik.

Rasti i vrasjes së nxënësve duhet të ndiqet nga prokurori special dhe të trajtohet si sulm terrorist por shteti këtu duhet me kërkua ndihmë edhe nga organet e rendit, nga amerikanët dhe gjermanët, pasi ata kanë pasur një njoftim paraprak se po përgatitet një sulm i cilësuar si terrorizëm. Pra prokurorët e komandantët e policisë me duhet me qenë sa më pak prezent në TV e publik, por vetëm kur ta zgjedhin rastin dalin me komunikim dhe publikim, pasi që paraqitjet e deklaratat tani munden të keq interpretohen politikisht por edhe mundë të ju shërbejnë vrasësve pasi nuk është në pyetje një vrasës por disa bashkëpunëtor të tij.

Nëse vjen deri te zbulimi i vrasësit, duhet më u ndjek sidomos urdhëruesit se kush janë nëse duam me qenë që në të ardhmen mos të kemi këso rastesh shumë të dhimbshme, ku u vranë nxënësit e shkollave ku për ato shkolla me shekuj u derdh gjak i joni që ta kemi alfabetin dhe shkollat tona.

Nëse del autori shqiptar që besoj se është shqiptar, pos vrasjeve me paramendim do të duhej ngarkuar me akuzën edhe për akt terrorist dhe tradhti, për ta dënuar me burg të përjetshëm. Çfarëdo dënimi më i vogël di të ishte shumë i butë dhe human, nuk do të ishte aq sa e meritojnë për ti dënuar ata që na i vranë fëmijët ton duke u kthyer nga shkolla.

Gjatë shikimit të fotove të autobusit duke i zmadhuar shumë herë fotot që i kam parë, qëllimi i vrasësit- vrasësve ka qenë vrasja e shoferit të autobusit dhe bashkudhëtarit afër tij, konduktorit ku ulen në afërsi me njëri tjetrin. Ky fakt duhet me qenë një ndihmës gjatë hetuesisë sepse unë besoj që nxënësit kanë qenë viktima të rastit.

Ky rast besoj se do te zgjidhet jo menjëherë por do te zgjidhet. Personalisht une me disa shok tonë që punojmë bashkë, i afrojmë vullnetarisht edhe 30.000 euro çdo personi që i siguron informatat e tij, për sjelljen e vrasësit dhe sidomos të urdhëruesit të kësaj vrasje para drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".