Fitorja e merituar e Ferit Idrizit në Vushtrri 

Fitorja e merituar e Ferit Idrizit në Vushtrri 
Fitorja e merituar e Ferit Idrizit në Vushtrri 

Skender Kapiti

  • 05 December 2021 - 16:19

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI 

Unë këtë titull shkrimi se fitorja e Ferit Idrizit ishte e merituar kam parasysh,se kur populli në demokraci voton kandidaturën që ka vlera përgjegjshmërie , profesionale,intelektuale dhe me virtyte të larta si Z. Ferit Idrizi kjo është fitore dhe më e mira edhe për komunitetin, pasi komuniteti ka zgjedhur në rastin e Z. Idrizi individin e duhur për t’u shërbyer qytetarëve të Komunnës së Vushtrrisë.

Dhe në këtë rast nga Durrësi vendosa që t’ia uroj atij fitoren dhe t’i uroj suksese në detyrën jo të lehtë të Kryekomunarit të Vushtrrisë.

Them detyrë jo të lehtë sepse për një personalitet e kualitet si Idrizi i cili ka sensin e ndjesisë humane dhe të përgjegjshmërisë morale e ligjore para detyrës gjithmonë ka vështirësi në realizimin e premtimeve , pasi te të tjerët që ka shumëasish të cilëve nuk u bëhet shumë vonë pasi  u interson vetëm posti, vula dhe interesi personal e partiak së pari.Unë mesa e njoh z. Idrizi e di se te ai interes i tij është brënda interesit të përgjithshëm ,pa dallime, pa subljektivizma dhe pa anshmëri partishmërie.

Dhe kjo është arësyeja se përse edhe iu besua atij qeverisja e Vushtrrisë.

Që kur u publikua kandidatura e z. Ferit Idrizi  për kryetar të Komunës së Vushtrrisë  unë kisha besim të plotë se votuesit vushttrias do t’ia besonin votën për qeverisjen e Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi. Kjo  pasi jo vetëm se unë e njoh prej kohësh z. Idrizi ,shumë më heret si nje intelektual të mirëfilltë me personalitet e dinjitet , por në bisedë dhe në komunikim e takime që kam pasur me shumë shokë e miq të mi nga Vushtrria më thonin se PDK-ja ka bërë zgjedhjen e duhur për kandidat të Komunës së Vushtrrisë.

Unë Skënder Kapiti me banim në Durrës jam shumë i lidhur me Kosovën sepse edhe origjinën e kam nga Kosova dhe jam veteran i UÇK-së. I njoh dhe i ndjek me shumë vemendje të gjitha zhvillimet atje dhe e vizitoj shumë shpesh Ksovën , sepse e kemi atdheun e nënës e të babës,pra është atdheu dhe shteti edhe i yni.

Ndjehem shumë mirë për gjithcka cfarë ka arritur Kosova  në këto vite që prej clirimit e pavarësimit të saj. Më vjen mirë  që populli i Kosovës di dhe bën zgjedhjen e duhur edhe në demokraci  për të mirën e shtetit dhe të kombit. Më vjen shumë mirë dhe është për t’u përshendetur edhe votuesi vushtrrias që diti dhe zgjodhi alternativën dhe më të mirin në krye të punëve të Komunës, z. Ferit Idrizi. Pra vullneti i zgjedhësve të Vushtrrisë zgjodhi pikërisht atë i cili është shërbëtori më i mirë i bashkëqytetarëve  të tij.

Suksese Ferit!  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".