Prokuroria e Kosovës duhet të ngritë aktakuzë për tradhti shtetërore, ndaj atyre që nënshkruan marrëveshje, të cilat e rrezikojnë shkatërrimin e shtetit!

Prokuroria e Kosovës duhet të ngritë aktakuzë për tradhti shtetërore, ndaj atyre që nënshkruan marrëveshje, të cilat e rrezikojnë shkatërrimin e shtetit!
Prokuroria e Kosovës duhet të ngritë aktakuzë për tradhti shtetërore, ndaj atyre që nënshkruan marrëveshje, të cilat e rrezikojnë shkatërrimin e shtetit!

Dr. Hysni Aliu

  • 08 December 2021 - 07:55

Shkruan: Dr.Hysni Aliu

Deklaratat fundit të Isa Mustafës e Edita Tahirit, për asociacionin, janë rrjedhojë e infuzioneve që ata po marrin nga Serbia. Këto deklarata dhe puna e tyre anti Kosovë, nuk do të ndalet, përderisa prokuroria e Kosovës, të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë atyre që në një formë apo tjetër ishin formulues apo nënshkrues të marrëveshjeve që u vërtetuan që janë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës. Një trajtim i tillë për tradhti kombëtare e shtetërore për këta individ, do i jepte Kosovës, të drejtën që me bashkësinë ndërkombëtare të flet ndryshe për marrëveshjet që disa njerëz që tradhtuan shtetin e tyre për një arsye apo tjetër i bënë.

-Në dhjetëvjetshin e fundit, e sidomos gjatë viteve 2013-2020, bota është përballur me udhëheqës që kanë qenë antivlerë e asaj që demokracia perëndimore përfaqëson. Kishim skandale të shumta në botën demokratike, ku me kalimin e kohës u zbulua që prapa këtyre devijimeve të rënda në mënyrën e funksionimit të demokracisë perëndimore, qëndronte paraja, ruso-serbe dhe kineze. I mbaj mend mirë qëndrimet e çuditshme të ish-kancelarit Kurts për dialogun Kosovë-Serbi, pastaj qëndrime tjera nga ish administrata Tramp, ku në fund u zbuluan që Serbia ka paguar milionat për të blerë qëndrimin e individëve të caktuar e që ishin udhëheqës në botë, qëndrim që shkonte kundër demokracisë dhe në drejtim të shkatërrimit të shtetit të Kosovës, por edhe rendit të ri evropian e botërorë.

Politika të tilla, e kanë sjell sot botën e sidomos Evropën dhe Ballkanin, pran një lufte të tmerrshme, e cila luftë çdo mëngjes që po ndritë, aq më afër po është. Kemi një bote, ku interesat afatshkurtra po dominojnë ndaj atyre afatgjata, e si rrjedhojë, edhe pse momenti do të duket i këndshëm, ardhmëria do të jetë e zymtë. Evropa ka bërë gabime të shumta në raport me Rusinë, Kinën , Serbinë, e vende tjera anti amerikane, pikërisht si rrjedhojë e politikës sot për sot e jo sot për 100 vite ashtu siç bëjnë SHBA -të. Kjo është duke e quar BE-në drejtë shpërbërjes, Rusinë e Kinën dhe Serbinë drejtë forcimit marramendës, ndërsa shpëtimi do të kërkohet si gjithmonë tek SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Gjermania, me politikat e saj të udhëhequra nga Merkel, për mendimin tim, duke lejuar gazsjellësin rus investoi në vetë shkatërrimin e saj, pastaj po e njëjta Gjermani e Merkelit, duke investuar në Serbi, e bëri atë superfuqi ushtarake për Ballkanin. Të njëjtën bënë edhe me Kinën, këtu jo vetëm gjermania por e tërë Evropa, e si rrjedhojë, ujkun që vet e ushqyen dhe e zgjuan nga gjumi, tani i njëjti ujk po ua kërcënon ekzistencën së pari fqinjëve por me radhë edhe tërë Evropës. Më vjen keq që vllau i madh në këtë rast SHBA- të si gjithherë detyrohet t’i mbroj budallenjtë dhe egoistët, që nuk panë më tepër se një metër larg hunde, duke i dhënë infuzion ujkut vdekjeprurës. Situata në Ukrainë, në Bosnje, në Kufirin Polak, në vendet baltike, në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë, janë pjellë e po kësaj krimo-politike sa të korruptuar, aq egoiste por edhe shkurtpamëse e të padrejtë. Kosovën e futën në këtë situatë të tmerrshme, pikërisht këto politika të çmendura ndërkombëtare, të cilat politika i gjetën aleatët e tyre edhe në Kosovë.

Njerëzit që i udhëhoqën bisedimet në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, e posaçërisht përfaqësuesit e Kosovës në ato bisedime, të gjithë ama bash të gjithë në qeveritë Thaçi , e Isa Mustafa, Edita Tahiri, dhe i tërë grupi i ekspertëve e pjesëmarrësve nga delegacioni i Kosovës atë kohë, janë FAJTOR , për atë që ka ndodhë në këto bisedime dhe marrëveshjet që janë nënshkruar nga këta individ dhe ky grup i manipuluar! Ashtu sikurse ish kancelari Austriak, i cili u detyrua të jap dorëheqje dhe u largua nga politika, edhe këta njerëz në Kosovë populli i largoj nga politika, por ata ende po tregojnë se janë gjallë dhe punojnë për rrënimin e shtetit ku jetojnë!!!

Si rrjedhojë, unë besoj, që Kosova nuk do të qetësohet kurrë, përderisa nuk ngritë AKTAKUZA për tradhti shtetërore, për të gjithë ata që nënshkruan dhe formuluan marrëveshje që shkatërrojnë shtetin e Kosovës, dhe detyruan deputetët e korruptuar lehtesisht te manipuluar , që t’i votojnë po ato marrëveshje, e që tani i kanë bërë të obligueshme për t’u zbatuar. Deklaratat fundit të Isa Mustafës e Edita Tahirit, për asociacionin, janë rrjedhojë e infuzioneve që ata po marrin nga Serbia.

Këto deklarata dhe puna e tyre anti Kosovë, nuk do të ndalet, përderisa Prokuroria e Kosovës, të merr guximin që të ngritë AKTAKUZE ndaj të gjithë atyre që në një formë apo tjetër ishin formulues apo nënshkrues të marrëveshjeve që u vërtetuan e që janë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.

Një trajtim i tillë për tradhti kombëtare e shtetërore për këta individ, do i jepte Kosovës, të drejtën që me bashkësinë ndërkombëtare të flet ndryshe për marrëveshjet që disa njerëz që tradhtuan shtetin e tyre për një arsye apo tjetër i bënë!!!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".