Rama e zgjodhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit, krimineli Vuçiq në mes nacionalistit dhe demokratit!

Rama e zgjodhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit, krimineli Vuçiq në mes nacionalistit dhe demokratit!
Rama e zgjodhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit, krimineli Vuçiq në mes nacionalistit dhe demokratit!

Muhamet Kelmendi

  • 24 December 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Me "Ballkanin e Hapur" nuk tregohet heroizmi dhe as tradhtia, sikundër as demokrati e as liberali "Ballkani i Hapur" po ece gradualisht si një mekanizëm juridiko-ekonomik e diplomatik. Se si do të shkon dhe a do të ketë sukses ky subjekt varet çdo herë edhe nga shtet tjera të Ballkanit. Raportet midis shteteve janë bilaterale dhe multilaterale.

- "Ballkanini Hapur" shihet si një veprim me elemente multilaterale. Edhe emrin e ka ashtu. Ndërsa, deklaratat e pjesëmarrëseve për tradhti a heroizëm, demokratë, nacionaliste e liberalë, nuk kanë rëndësi. Disi dhe në një mënyre duhet deklaruar!

Z.Rama e zgjodhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit. Krimineli Vuçiq në mes nacionalistit dhe demokratit. E Zaev si liberal. Kjo është dëshira e pjesëmarrësve në tryezë. Nuk bëhen krahasime abnormale në një situate normale dhe të qartë, si dhe nuk ka mundësi krimineli të bëhet demokrat e gënjeshtari liberal.

Pavarësisht kësaj, në takim në Tiranë është dashur të jetë edhe z.Kurti. Këtu jo për t’u anëtarësuar, por për të treguar de-fakto shtetësinë e Kosovës edhe në formë, përveç në përmbajtje dhe të deklarohet zyrtarisht lidhur me raportet Kosovë-Serbi.

Kjo nuk e ndalonte që të mos bëhej pjesë zyrtare e këtij mekanizmi. Me këtë Republika e Kosovës nuk bëhej anëtare e rregullt e "Ballkanit të Hapur". Pjesëmarrja nuk do ta dëmtonte çështjen. Përkundrazi!

Duke marrë pjesë dhe duke vepruar me punë në emër të Republikës kishte dalë shteti më mirë dhe shumë çka ishte sqaruar për masat në Shqipëri. Ka pasur mundësi që për shkak të flamurit të shtetit, të emërtimit dhe të elementeve tjera të shtetit të Kosovës, vetë Serbia të ishte kundër dhe të lëshonte takimin!!!?? Kjo nuk dihet! Por, ka qenë rrugë dhe vend i mirë për shtetin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".