Lexoni edhe:
Lufta kundër krimit duhet të profesionalizohet dhe të thellohet, krimi nuk ka nacionalitet
Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Kur dikush është bashkëpunëtor i një shërbimi të huaj sekret, i cili për atë shërbim ka kontribuar dhe ka merita të larta në të kaluarën, sikur që bëhet fjalë për Behgjet Pacollin, dhe si bashkëpunëtor dikur i DB-së serbe e tani i BIA, ai sa të jetë gjallë është i obliguar të angazhohet dhe të kontribuoj ndaj atij shërbimi, në të kundërtën dihet se çfarë do e pret sikur mos të kontribuonte për atë shërbim, e që ky shërbim është i shtetit armik më të madh të Kosovës, që është Serbia!
- Tani për Behgjetin opinioni e din të kaluarën dhe të tanishmen e tij, por si është e mundur që u zgjodh edhe Kryetar i Kosovës!? Kjo detyrimisht na ben dhe len të dyshojmë se në mesin e të mëdhenjvete fuqishem të Kosovës, ka edhe të tjerë që janë në lidhshmëri me shërbime të tilla, apo edhe me vetë shtetin e Serbisë. Sikur të dëgjonin dhe të vepronim ashtu si e njihte i madhi i Kosovës Ibrahim Rugova, na sot nuk i kishim pasur këto dilema, sepse për këtë aktivitet të këtij personi, ka pasur mjaft të dhëna që e ka njoftua Ibrahim Rugovën, i cili asnjëherë nuk e ka pranuar në zyrën e tij Begjet Pacollin e degraduar.
Dhe ja që tani „politikani“ Bexhet Pacolli ka nostalgji, që ta tregon akoma nostalgjinë e tij të vjetër për lidhjet e fuqishme me UDB-n serbe dhe Millosheviqin e tij, duke u angazhuar seriozisht dhe në mënyrë shumë të hapur për mbështetje të projektit të iniciuar nga Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, për “Ballkanin e Hapur” bashkëpunëtori më i ngushtë dhe ish krahu i djathtë Gebelsian i Millosheviqit, por ky është i detyruar me ua krye detyrat e tilla çfarë i urdhëron ai shërbim i BIA-s.
Pro këtij projekti që për qëllim ka dominimin e Serbisë në rajon, me futjen në ombrellë të shteteve të vogla në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë deklaruar vetëm Maqedonia e veriut dhe Mali i Zi, por kundërshtohet fuqishëm nga subjektet kryesore politike në Kuvendin e Kosovës pozitë dhe opozitë, kurse po mbështetet vetëm nga pro-rusi dhe proserbi Behgjet Pacolli i cili deklaroi së fundi se do të kishte dashur që edhe kryeministri Kurti të kishte shkuar në Tiranë dhe Kosova të ishte shteti i katërt bashkëthemelues i “Open Ballkan”.
Të tillët që janë të involvuar në shume raste për shërbimet sekrete, në të kaluarën për atë shërbim, janë të obliguar deri në vdekje të ju shërbejnë atyre shërbimeve. Këtu na kujtohen vitet e mbas vitit 1990-99 kur e fitoi tenderin multi-milionësh në Moskë, për riparimin e Parlamentit të Moskës që ishte i bombarduar nga pushteti i Jelcinit, e kur Ambasador i Serbisë ishte vëllai i Millosheviqit, dhe Bexheti si shqiptar që ishte e fitoi tenderin, kurse ne ishim tërë kohën në këtë periudhë në luftë me Serbinë.
Ka mjaft fakte që flasin se e tërë pasuria e tij është e lidhur me kontributin që e ka bërë për Serbinë, prandaj tani serbët kanë çfarë të kërkojnë nga Begjeti dhe ky është i detyruar të kontribuoj për ta, sepse kur është i shantazhuar duhet që në çdo kohë tua kryej detyrat atyre që e kanë ndihmuar për tu bërë milioner.
Prandaj ky fakt na jep tu kuptojmë se sa i gatshëm është Pacolli që për interesin e tij të biznesit dhe jo vetëm të politikës, që të jetë në shërbim të Serbisë, sepse ai qysh herët ka hyrë në këta tripa nga të cilët tani është vështirë të shkëputet sepse kompromitimi e pret në çdo moment, e që për këtë tani mundet ti shkoj edhe koka sepse involmimi në çështje shtetërore është i thellë.
Prandaj Begjeti për interesat e tija donë ta fus përsëri shtetin e Kosovës nën vartësinë dhe ndikimin e nënshtrimit serb. Ai madje e ka thënë hapur se: unë besoj në një treg rajonal dhe të integruar ku nuk ka barriera për shkëmbimin tregtar dhe ekonomik. Besoj se kjo është e vetmja mënyrë, në mungesë të progresit në integrimin evropian, që rajoni ynë të mos kthehet në izolim dhe nacionalizëm.
I vetmi vend që përjeton pengesa sot është Kosova”, ka thënë oligarku Behgjet Pacolli. Kjo tregon se kur dikush është i futur në ato lojëra, vështirë e ka të shkëputet nga ato veprime, dhe ai duhet të bëjë atë çfarë i thonë shefat e mëdhenj që e kanë futur në ato lojëra për të cilët ai e dinë se kush janë, prandaj është orientimi i tij i vazhdueshëm politik pro-rus dhe pro serb dëshmia me ë mirë për rrezikun që paraqet ky njëri, nëse arrin të imponohet dhe të kontrabandohet në institucionet e shtetit të Kosovës, për çka duhet vetëdijesuar qytetari dhe vazhduar për ta izoluar e ndëshkuar, sepse blerja e votës me para të krimit të organizuar i ka mundësuar deri më tani zvarritjen dhe kacavjerrjen e tij në krimo- politikë.
Është për tu habitur pse njerëzit që e udhëheqin shtetin nuk i shfrytëzojnë shërbimet e institucioneve të Kosovës sikur që është AKI dhe policia për këto çështje. E për këtë duhet të konsultohen edhe me shtetet mike, sikur Amerika, jo vetëm për Pacollin por për disa njerëz që e kanë të kaluarën të dyshimtë e që gjenden apo mundë të emërohen në poste të larta shtetërore, sikur që ishte Bagjet Pacolli në detyrën e Kryetarit të Kosovës për një muaj dhe zev.kryeminister per shume vite dhe minister i puneve te jashtme. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe akoma ka mbetur enigmë e pa zbuluar se athua kush i vetëdijesoi atë përbërje parlamentare që e bëri Pacollin president, që vetëm mbas një muaji ta dërgojnë në Gjykatën kushtetuese dhe të shkarkojnë nga Kryetari i Kosovës.
Mirëpo fillimisht do të duhet gjetur përgjigjen se si lejuan dhe akoma po lejojnë që të zgjidhen në disa poste të larta, ish shërbëtorët e Serbisë, sikur që ishte Pacolli si Ministër i Punëve të Jashtme etj, që Kosovës mundet t’i kushtoj tepër keq me nënshkrime që do të nënshkruante në disfavor të Kosovës ngjashëm sikur ata miqt e tij që e nënshkruan Asociacionin serb dy here!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".