Me Rezolutën kundër referendumit, ndalohet përgjithmonë edhe mbajtja e zgjedhjeve të tjera të Serbisë në territorin e Kosovës!

Me Rezolutën kundër referendumit, ndalohet përgjithmonë edhe mbajtja e zgjedhjeve të tjera të Serbisë në territorin e Kosovës!
Me Rezolutën kundër referendumit, ndalohet përgjithmonë edhe mbajtja e zgjedhjeve të tjera të Serbisë në territorin e Kosovës!

Blerim Burjani

  • 20 January 2022 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Pas miratimit të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, kundër mbajtjes së referendumit për ndryshimet kushtetuese në Republikën e Serbisë, është krijuar një realitet i ri sa i takon praktikës së kaluar të organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë kur hapur mbaheshin ato, si me qenë në Serbi, nëpër qendrat e votimit në vendbanimet me shumicë serbe, të organizuara nga zyrtarët e autorizuar të Komisioni Zgjedhor Republikan të Serbisë.

Tash është bërë një rezolutë dhe kjo duhet të respektohet, pra me obligimet që dalin nga rezoluta duhet të merret vazhdimisht Qeveria e Kosovës sepse ajo ka marr tani e tutje karakter të përhershëm ekzekutiv. Qeveria mundë të kërkon miratim dhe kërkon mbështetje në rezolutë edhe për ndonjë çështje tjetër. për të ndalë çfarëdo ndërhyrje, të çfarëdo lloji në Kosovë.

Pra duhet të ndiqet gjithmonë edhe qëndrimi i Kuvendit dhe në pajtim me të edhe të vendoset, duke pasur parasysh se Serbia. Ndryshe nuk po bindet dh nuk po ecet përpara me normalizim të raporteve me Serbinë tash e 20 vite. Tash është koha e fundit edhe që edhe bashkësia ndërkombëtare të reagon në mënyrë më intensive për të gjetur rrugën ku Serbia në një mënyrë duhet të pajtohet pa hile që të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën. Deri më tash ky proces ka shkuar shumë zvarrë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".