Ky është skandali tjetër: Kodi i Procedurës Penale në fuqi nuk e thotë se sa kohë mund ta mbaj prokurori në sirtarin e tij një kallëzim penal!

Ky është skandali tjetër: Kodi i Procedurës Penale në fuqi nuk e thotë se sa kohë mund ta mbaj prokurori në sirtarin e tij një kallëzim penal!

Hajrullah Tërnava

  • 21 January 2022 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Në sistemin e drejtësisë, nga ata që kanë provoja të gjata në ato institucione ka mënyra të ndryshme që çështjet në procedura të mundë të zvarriten, madje pafundësisht, deri në vjetërsimin e tyre. Por nëse ka të tillë njerëz, gjithsesi se ata duhet të spastrohen nga ato institucione, sepse sa më efikase të jenë ato institucione dhe sa më të drejt të jenë ata administrator në ato institucione çështjet do e marrin drejtimin e duhur dhe efikasiteti në zgjedhjen e rasteve do të jetë i drejtë dhe real.

Gjithsesi, është standard dhe normë juridike që aktet normative juridike në administratën e institucioneve të drejtësisë duhet të jenë të kuptueshme, decidivisht pa alternativa për efikasitetin e sistemit, sepse alternativat si mundësi në ekstrem mundë të keqpërdoren, dhe në këto mënyra mundë të ndodhë që institucionet të kriminalizohen, sikur ka ndodhur deri më tani, prandaj edhe tani po kemi raste të ndryshme që i përngjajnë situatës së që krijon bindje të plotë dhe arsyeshme se rastet qëllimisht manipulohen dhe bllokohen.

Kur jemi te kjo çështje jo rastësisht u veprua sikur u “zbulua” më në fund edhe një skandal tjetër, i panjohur dhe i pa ditur deri më tani, i arsyes së zvarritjes së pafundme të procedurave për fillim të hetimeve nga ana e prokurorisë, kur rastet paraqiten dhe denoncohen qoftë nga ana e policisë, nga ana e qytetarëve si persona fizik, apo edhe nga bizneset në cilësinë e personave juridik, por që në legjislacionin ekzistues është lënë hapësirë manipulative e zvarritje, seleksionimi i manipulimit, varësit nga interesi I lidhjes apo përshtatjes me grupet e caktuar të interesit, deri të mafio-politikës. Kjo mënyrë abuzimi është zbuluar së fundi në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, derisa është mbajtur dëgjim publik për Projekt kodin e procedurës penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile.

E për ta arsyetuar lojën e deritashme të dështimeve të qëllimshme e te programuara nga Prokuroritë dhe Gjykatat, ndër shumë rekomandime e dhënë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është edhe kërkesë që më në fund të caktohet një afat kohor për Prokurorinë që të nis hetime pas dorëzimit të kallëzimit penal, pasi që sipas tyre, një zbrazësi e tillë e pa përcaktuar ka penguar shumë në efektivitetin dhe efikasitetin e trajtimit të rasteve të denoncuara.

Këtë kërkesë e ka bërë një nga Gjyqtarët e Gjykatës Supreme, nga Agim Maliqi, i cili në këtë rast ka përfaqësues edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe ka prezantuar disa nga rekomandimet e tij, e ndër to ishte kërkesa që përmes këtij kodi të vendoset një afat kohor kur prokurori të nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pas dorëzimit të kallëzimit penal nga ana e Policisë, për të mos u mykur rastet e mbetura të harruara nëpër sirtarët e Prokurorisë. “Është aspekti i kallëzimit penal kur dorëzohet nga ana e Policisë në Prokurori edhe sot e kësaj dite përkundër faktit që për një kohë të gjatë prej vitit 2013 është Kodi i Procedurës Penale në fuqi nuk është qartësuar se sa këtë kallëzim penal mund ta mbaj prokurori në sirtarin e tij edhe në njëfarë forme ne jemi të mendimit që të limitohet afati deri kur kallëzimi penal duhet të mbetet tek prokurori dhe pastaj të fillohet afati i llogaritjes së periudhës së hetimit.

Shpeshherë na ndodh në praktike dhe deri në Gjykatën Supreme kemi paqartësi me këtë dispozitë meqë është një opinion i Gjykatës Supreme që ky 30 ditshi i kallëzimit penal nuk është fillim i hetimit por duhet patjetër që të nxirret një aktvendim për të nisur hetimin me qëllim që të filloj të llogaritet kjo koha 2 vjeçare dhe 6 mujori.

Kjo dispozitë nuk duhet t’i lë kaq diskrecion të gjerë e te tepruar Prokurorit të Shtetit që kushtimit edhe me vite të tëra ta mban kallëzimin penal për arsye të panjohura. Kjo duhet të rregullohet me një dispozitë të re që të vendoset një afat qoftë 90 ditë apo 120 ditë me qëllim që prokurori ta ketë këtë afatin se kur ta nxjerr aktvendimin për fillimin e hetimeve”, ka qenë kërkesë e përfaqësuesit të KGJK-së në diskutimin e zhvilluar në komisionin parlamentar. Gjithsesi se këto raste të zbuluara flasin mjaftueshëm, për lënien e qëllimshme të hapësirave manipulative e abuzuese me ligjin në legjislacionin kosovar, e ku për pasojë dëmtohet qytetari, dëmtohet edhe biznesi i pa lidhur me mafio politikën, e mbi të gjitha njolloset edhe drejtësia e një shteti, për shkak të lidhjes dhe bashkëjetesës edhe “ligjore” me krimin e organizuar.

Dihet mirëfilli që në rastet e tilla faturën e parashkrimit të lëndëve gjithmonë po e paguan qytetari i pambrojtur nga prokuroria e degraduar që nuk zbaton ligjin! Këto detaje që po zbulohen tani si të “rastësishme”, flasin mjaftueshëm se kapja e sistemit të drejtësisë për dy dekada të kaluara ka qenë një projekt i mirë menduar dhe i mirë dizajnuar nga mafio-politika dhe krimi i organizuar, prandaj është detyrë e Ministrisë së Drejtësisë që të angazhohet 24 orë pa ndërprerë, për ta ndryshuar reformuar dhe funksionalizuar atë, duke e shkëputur tërësisht nga skema e deritashme e kapjes së qëllimshme nga grupet e interesit të krimit të organizuar, duke finalizuar reformën me përmbylljen e procesit Vetting. Definitivisht këto defektet sikur u shpjeguan deri me tani, e detyrojnë që të jetësohet sa më parë nga ana e drejtësisë për ligjin e Vettingut, dhe sa më parë të jetësohet ky ligj, edhe institucioni i drejtësisë do të spastrohet prej njerëzve që kjo situatë nëpër ato institucione tani është në gjendje të tillë jo të lakmueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".