Qeveria duhet t’i tregoj Serbise se “nenshtrimi” 13 vjeqar ka vdekur!

Qeveria duhet t’i tregoj Serbise se “nenshtrimi” 13 vjeqar ka vdekur!
Qeveria duhet t’i tregoj Serbise se “nenshtrimi” 13 vjeqar ka vdekur!

Arsim Haziri

  • 21 January 2022 - 17:28

Shkruan: ANALISTI- Arsim Haziri

Pas miratimit të rezolutës në Kuvendin e Kosovës, për ta ndaluar mbajtjen e referendumit të shpallur nga Qeveria e Serbisë për ndryshimet e atjeshme kushtetuese, edhe në Republikën e Kosovës, Qeveria e Kosovës ka marr mbi vete një barrë serioze  ligjore e kushtetuese nga e cila nuk duhet dhe nuk pres se do të provon të shmanget. Vendimi i Qeverisë së Kosovës kundër organizimit të qendrave  ilegale të votimit për zgjedhjet në Serbi tash e tutje duhet dhe do të zbatohet në vazhdimësi.

Kosova ka hyrë një situatë të re në raportet me Serbinë, pas ndalimit të referendumit të Serbisë javën e kaluar, prandaj tash e tutje detyrimisht të përdoret rezoluta për ndalimin e organizimit dhe  votimit për referendumin serb në Shtetin e Kosovës, edhe kundër mbajtjes të gjitha  zgjedhjeve  të ardhshme që  mbahen në  Serbi, e të  cilat në praktikën e deritashme janë lejuar kundërligjshëm dhe janë organizuar edhe në territorin e Kosovës në mbikëqyrje dhe ndërmjetësim të OSBE-s.

Ato gjithsesi mundë të mbahen e te trajtohen vetëm sipas standardeve demokratike ndërkombëtare, por jo duke lejuar që territori i Kosovës të trajtohet si territor i shtetit serb dhe zgjedhjet e atjeshme të shpallen edhe për territorin e Kosovës si pjesë integrale e Serbisë, duke u organizuar dhe administruar nga zyrtar të Komisionit zgjedhor serb. Pasi që qytetarët serb kanë shtetësi të dyfishtë, ata vetëm mundë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë, që të nxirret nga Qeveria e Kosovës vendim i posaçëm sipas të cilit qytetarët me dyshtetësi të dyfishtë, të Kosovës dhe Serbisë, për zgjedhjet në Serbi, qofshin ato lokale Parlamentare apo presidenciale, mundë të votojnë vetëm përmes postës apo  në marrëveshje  të përbashkët ndërshtetërore përmes zyrës  ndërlidhëse    të Serbisë në Kosovë, por në asnjë rast tjetër dhe asnjëherë të mos lejohet të cenohet dhe të luhet me sovranitetin e shtetit të Kosovës, duke hapur qendra votimi nga Komisioni zgjedhor republikan i Serbisë në territorin e Kosovës, siç është vepruar dhe është toleruar  hiq më pak se për dy dekada të qeverisjeve te degraduara e te nenshtruara nda Serbise. Kuvendi i Kosovës pozitë dhe opozitë e ka deklaruar vullnetin e qytetarëve të cilin duhet zbatuar secila qeveri që vjen në të ardhmen, edhe në tentativat tjera për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë,  duhet të veproj me dinjitet, të tregohet se jemi shtet me sovranitet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".