Ligjet kërkohet t'iu përshtaten rrethanave ekonomike e shoqërore - historike të shtetit

Ligjet kërkohet t'iu përshtaten rrethanave ekonomike e shoqërore - historike të shtetit
Ligjet kërkohet t'iu përshtaten rrethanave ekonomike e shoqërore - historike të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 05 February 2022 - 14:21

Shkruan:ANALISTI-Muhamet  Kelmendi   

Ndërtimi i legjislacionit në Kosovë është një ndër punët më të rëndësishme të Kuvendit. Përveç pushtetit ekzekutiv e gjyqësore, kjo është detyra më e rëndësishme e deputetëve.Shtetit i duhen mjaftë shumë ligje. Për funksionimin e shtetit mendohet se në minimum janë të nevojshme  300 ligje.Sa ligje janë aktualisht në Kosove unë nuk kam të dhëna.Mirëpo, e dhëna kryesore që tash dihet është mos përgatitja e ligjeve në nivel funksional. Marrja e ligjeve nga shtetet tjera dhe futja e tyre në procedurë parlamentare, votimi dhe nënshkrimi nga Presidenti, pa asnjë intervenim është shumë e dëmshme. 

Një çështje e tillë e degradon shtetit dhe e bënë jo funksional. Çdo shtet i ka rrethanat veta të veçanta dhe dalluese nga shtetet tjera. Është kultura e veçante, zhvillimi ekonomik, e kaluara dhe jeta tjetër, sikundër edhe rrethanat shoqërore e sociale. Edhe ligjet kërkohet të jenë adekuate me rrethanat që i ka vendi e shteti. Ligjet e tilla qe i përshtaten rrethanave të tilla gjejnë zbatim.

Ndërsa, ligjet e futura vetëm me përkthim, pa iu nënshtruar intervenimit për të e përshtatur me vendin, sipas rrethanave, nuk kanë mundësi të zbatohen. E nëse zbatohen vetëm probleme krijojnë. Ato ligje nuk janë adekuate. Është, pra, e domosdoshme puna për përgatitjen e ligjeve. Në fakt për këtë janë deputetët, është, pra, Kuvendi. Kjo është detyra kryesore e deputetëve.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".