Për Qeverinë e Albin Kurtit Asociacioni i komunave një etnik, me shumicë serbe është antikushtetues dhe mbetet temë e mbyllur që duhet harruar

Për Qeverinë e Albin Kurtit Asociacioni i komunave një etnik, me shumicë serbe është antikushtetues dhe mbetet temë e mbyllur që duhet harruar
Për Qeverinë e Albin Kurtit Asociacioni i komunave një etnik, me shumicë serbe është antikushtetues dhe mbetet temë e mbyllur që duhet harruar

Blerim Burjani

  • 05 February 2022 - 17:27

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Verdikti i Gjykatës Kushtetuese është i qartë , asociacion etnik nuk mundë të ketë , por ekziston një marrëveshje që e kërkon atë, e që tash Kuti e ka ndal plotësisht, pra nuk ka ndonjë qëndrim tjetër, Kurti kësaj teme i ka dhënë fund, përderisa opozita është për themelim të një lloj asociacioni që do të ishte mbulesë për ta deklaruar marrëveshjen e respektuar dhe të zbatuar. Tash njëherë ky proces është stopuar dhe nuk besoj fare që në kohën e kësaj qeverie do të themelohet ndonjë asociacion mono etnik.

-Mendoj se nuk është ende ndonjë garanci e madhe lidhur me asociacionin dhe kompetencat që duhet ti ketë ai pasi të themelohet. Me rëndësi është të themelohet një asociacion e pastaj mundë të vijnë me kalimin e kohës edhe etapa të tjera dhe ngritje të statusit të këtij asociacioni. Kjo tani po shihet qartë se ideja është të vetëm që të themelohet njëherë, e nuk ka rëndësi edhe nëse nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive, por nuk duhet të harrohet se diplomacia vazhdon. Tash është me rëndësi vetëm një çështje, akti ligjor e kushtetues i themelimit, pastaj mundë të dalin tema të tjera.

Një është e sigurt se nuk mundë të ketë asocaicon një etnik, ashtu siç e thotë edhe Kurti. Verdikti i Gjykatës Kushtetuese është i qartë , asociacion etnik nuk mundë të ketë , por ekziston një marrëveshje që e kërkon atë, e që tash Kuti e ka ndal plotësisht, pra nuk ka ndonjë qëndrim tjetër, Kurti kësaj teme i ka dhënë fund, përderisa opozita është për themelim të një lloj asociacioni që do të ishte mbulesë për ta deklaruar marrëveshjen e respektuar dhe të zbatuar. Tash njëherë ky proces është stopuar dhe nuk besoj fare që në kohën e kësaj qeverie do të themelohet ndonjë asociacion mono etnik. Serbia është në avantazh sa i përket asociacionit, përderisa Kosova nuk ka asnjë avantazh, përveç asaj që thuhet se duhet të ruhet integriteti territorial. Mirëpo kjo nuk garanton dezintegrimin e brendshëm territorial të vendit . Mendoj që është vështirë të gjendet një marrëveshje e shpejtë përfundimtare, përkundrazi, për mendimin tim kjo është e pamundshme. Serbia nuk do të pranon kurrë raporte të rregulluara dhe normale me Kosovën, sepse ideja është të arrihet një hap i parë, themelimi i asociacionit e pastaj hapat tjerë do të vazhdojnë. Kjo mundë të jetë e pritshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".