Fondi për FSK-në duhet të formohet, mos të plaçkitet sikurse Fondi 3% dhe Vendlindja Thërret!

Fondi për FSK-në duhet të formohet, mos të plaçkitet sikurse Fondi 3% dhe Vendlindja Thërret!
Fondi për FSK-në duhet të formohet, mos të plaçkitet sikurse Fondi 3% dhe Vendlindja Thërret!

Dardan Grapci

  • 05 March 2022 - 17:05

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Themelimi i fondit nga Qeveria për FSK-në është ide e qëlluar, por shtrohet pyetja sa do të jetë ky fond i sigurt, apo do e gjejnë mënyrën që edhe nga ky fond, njerëz në pushtet të lidhur krimin, të vjedhin siç kanë vjedhur nga fondi i 3%-shit, Fondi Vendlindja Thërret dhe siç i kanë vjedhur 2.2 milion euro nga buxheti i Kosovës.

Qeveritë e kaluara, po të kishin qenë transparent siç janë sot, fondi për FSK-në nuk do kishte me qenë e nevojshme me krijua, por për shkak se mbi 90% të ish pushtetarëve dhe zyrtarëve në institucionet publike, duke përfshirë edhe deputetët e zgjedhur kanë vjedhur nga të ardhurat shtetërore dhe nga ndihmat financiare që i dërgonin nga OJQ-të dhe nga FMN-ja, OKB-ja etj, dhe e kanë sjellë FSK-në në këtë gjendje të mjerueshme financiare, duke mos menduar për krijimin e një fondi të tillë.

Uroj që ky fond për FSK-në të menaxhohet me përgjegjësi të plotë, sepse qytetarët e Kosovës edhe pse shumica janë të pa punë dhe me një skemë pensionale prej 100 euro, do kontribuojnë, prandaj nëse keqpërdoret ky fond i FSK-s për qëllime partiake dhe vetanake, dhe qytetarët e Kosovës nuk do të kontribuojnë. Fondi i FSK-s duhet të përdoret për paga të ushtarëve, blerje të armatimeve të serisë së fundit, helikopter, uniforma, ushqim, etj. Sepse vetëm duke i ndihmuar Forcës së Sigurisë së Kosovës qytetarët e Kosovës do të ndihen të sigurt dhe përkrahës të ushtrisë me respektin më të madh përgjithmonë. Prandaj i bëj thirrje çdo deputeti dhe çdo ministri që fondin e FSK-s mos ta keq-përdorin dhe mos ta politizojnë, sepse Ushtria është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, Ushtria është e Kosovës, dhe jo një partie apo individi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".