Në çdo kohë mund të fillon agresion nga Serbia ndaj shteteve të lira të Ballkanit Perëndimor!

Në çdo kohë mund të fillon agresion nga Serbia ndaj shteteve të lira të Ballkanit Perëndimor!
Në çdo kohë mund të fillon agresion nga Serbia ndaj shteteve të lira të Ballkanit Perëndimor!

Muhamet Kelmendi

  • 15 March 2022 - 07:47

Shkruan:Analist - Muhamet Kelmendi

Miqësia serbo-ruse është e fortë. Në çdo kohë mund të fillon agresion nga Serbia ndaj shteteve të lira të Ballkanit Perëndimor për të shpërnda forcat e NATO-së. Kjo e ndihmon shumë Rusinë. Së këtejmi mund të pritet edhe po-ja ruse për agresion serb në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kosovë e më gjerë në Ballkanin Perëndimor, si ndaj Maqedonisë e Veriore dhe ndaj Malit të Zi. Nuk mund dhe nuk guxon të rri qetë Serbi nëse e kërkon Rusia veprimin ushtarak. Kjo dihet.

Çështja e punës në raport me faktorin e jashtëm nuk është çështje e vetëm të një kohe të caktuar. Ajo duhet dhe është punë sistematike, në mënyrë që kur momenti i përshtatshëm vije, të jesh në gjendje për të arritur qëllimin. Kjo është ajo që bëhet. Tjetër është shkaku se ku gjendemi? Kosova kërkohet të angazhohet në disa drejtime:

1. Në zhvillimin ekonomik të vendit.

2. Në forcimin dhe modernizimin e FSK-së, nëse është nevoja, duke dhënë shuma të mëdha të buxhetit.

3. Në ngritjen e aktivitetit pranë NATO-s, në UE, në Uashingon, në Londër, në Berlin, në Paris etj.

4. Të paraqitet zyrtarisht kërkesa për anëtarësim e Republikës së Kosovës në UE dhe në NATO.

5. Të përgatitet me ekspertë të fushave një plan taktiko-strategjik i veprimit të Republikës së Kosovës. Nëpërmjet këtyre veprimeve forcohet vendi dhe fuqia mbrojtëse dhe rritet interesimi ndaj Ballkanit. Ndërsa, kërkesat zyrtare janë të rëndësishme, sepse tregohet serioziteti dhe rreziku nga shpërdorja e flakëve të luftës në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Këtu kërkohet punë sqaruese e të gjitha forcave politike, e tërë aparatit të shtetit dhe të çdo qytetari, brenda dhe jashtë. Ndërsa, qeveria duhet të shkoj në Bruxel dhe zyrtarisht të bëjë kërkesën për anëtarësim ne NATO dhe për në UE. Kjo nuk e ndalon punën sqaruese të të tjerëve, të subjekteve politike dhe të qytetarëve tanë jashtë vendit. Kudo kërkohet të sqarohet faktori i jashtëm për rrezikun e fillimit te një agresioni serb mbi Kosovën. Natyrisht se lidhja e agresionit serb me agresionin rus ekziston. Miqësia serbo-ruse është e fortë. Në çdo kohë mund të fillon agresion nga Serbia ndaj shteteve të lira të Ballkanit Perëndimor për të shpërnda forcat e NATO-së. Kjo e ndihmon shumë Rusinë. Së këtejmi mund të pritet edhe po-ja ruse për agresion serb në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kosovë e më gjerë në Ballkanin Perëndimor, si ndaj Maqedonisë e Veriore dhe ndaj Malit të Zi. Nuk mund dhe nuk guxon të rri qetë Serbi nëse e kërkon Rusia veprimin ushtarak. Kjo dihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".