Të gjithë komandantët përgjegjës për abuzim me listat e veteranëve të ndëshkohen e të mos amnistohen

Të gjithë komandantët përgjegjës për abuzim me listat e veteranëve të ndëshkohen e të mos amnistohen
Të gjithë komandantët përgjegjës për abuzim me listat e veteranëve të ndëshkohen e të mos amnistohen

Dardan Grapci

  • 28 April 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me AKI-në duhet urgjentisht të fillojnë dhe ti hetojnë këta individ dhe ti qesin para gjykatës si dhe në fund ti dënojnë me dënim maksimal i cili është burgimi dhe konfiskim i pasurisë, nëse konstatohet se janë pasuruar brenda asaj periudhe kohore sa kanë qenë të angazhuar në përpilimin e listave dhe derisa ato i kanë përfunduar, proces i cili është përfolur edhe për aferë të madhe të korruptuar.

-Veteranët e rrejshëm përfundimisht duhet të largohen nga lista e “pensioneve”, ndryshe Gjykata e Apelit ka vepruar pozitivisht për rikthimin e këtij rasti në tryezë. Le të presim një proces të ri gjyqësor të drejtë, pas vendimit të guximshëm të Gjykatës së Apelit për përsëritje të procesit. Unë mendoj se do të duhej mbështetur edhe politikisht dhe profesionalisht, vendimi i Gjykatës së Apelit për ta kthyer edhe njëherë në rigjykim rastin famoz “Veteranët” të fryrjes dhe manipulimit të listave të veteranëve të UCK-së, rast për të cilin është viktimizuar dhe detyruar të ikë jashtë vendit edhe Prokurori i rastit Elez Blakaj, për shkak të presioneve dhe kërcënimeve të nëntokës kriminale e politike të abuzimit dhe tregtisë me listat. Pas shqyrtimit të detajuar të provave, personat të cilët akuzohen për këto vepra duhet të arrestohen, e jo të lihen të lirë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë gabim që i ka liruar këta të akuzuar ku bashkëpunëtor i këtij krimi është edhe ai prokuror i cili nuk ka arritur ta mbron e ta fiton rastin në gjykatë. Prokuroria Speciale në bashkëpunim me AKI-në duhet urgjentisht të fillojnë dhe ti hetojnë këta individ dhe ti qesin para gjykatës si dhe në fund ti dënojnë me dënim maksimal i cili është burgimi dhe konfiskim i pasurisë, nëse konstatohet se janë pasuruar brenda asaj periudhe kohore sa kanë qenë të angazhuar në përpilimin e listave dhe derisa ato i kanë përfunduar, proces i cili është përfolur edhe për aferë të madhe të korruptuar. Kostoja që mbulon shumën e buxhetit të shtetit, duke përfituar kundërligjshëm veteranët e rrejshëm është astronomike dhe duhet të ketë përgjegjësi penale për ata që i kanë kontribuar. Nuk janë pak 88.769.217.04 euro andaj kërkoj nga Prokuroria Speciale e Kosovës që personave të akuzuar të ju kërkohet rikthimi i këtyre mjeteve financiare në arkën e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".