Keqpërdorimi i detyrës zyrtare për para të fëlliqa është shkaku i dërgimit të rasteve për zgjidhje në Gjykatën e Arbitrazhit

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare për para të fëlliqa është shkaku i dërgimit të rasteve për zgjidhje në  Gjykatën e Arbitrazhit
Keqpërdorimi i detyrës zyrtare për para të fëlliqa është shkaku i dërgimit të rasteve për zgjidhje në  Gjykatën e Arbitrazhit

Muhamet Kelmendi

  • 14 maj 2022 - 09:15

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Këto lëndë kanë shkuar në Arbitrazh, sepse prokuroritë dhe gjykatat nuk i kanë kapur pushtetarët si përgjegjës. Fakt është se shumica e kontratave dhe të lëndëve të shkuara në Arbitrazh kanë ardhur si rezultat i veprave penale të bëra nga pushtetarët për përfitime. Të frikësuar nga pushtetarët si palë nën hije, lëndët janë lënë nëpër sirtarë ose janë zgjidhur gabimisht. Kështu është rritur vlera e kontestit. Këtu nun ka rëndësi lloji i gjykatës kundruall presionit dhe përfitimeve të pushtetarëve.

 -Arbitrazhi ndërkombëtar është një Gjykatë ku shqyrtohen lëndët nga fusha civilo - pronësore. Në këtë gjykatë shkojnë palët, që nuk kanë  më instancë të gjykimit të konflikteve në vend. Me marrëveshje mundë të gjykohen rastet në Arbitrazhe edhe pa gjykim në vend. Palët janë si subjektet juridiko-private, ashtu edhe shteti, respektivisht shteti si subjekt juridik me shtetin  ose shteti me personat fizik dhe juridike apo personat juridik ndërmjet veti. Faktikisht në Kosovë janë dy baza nga palët që kanë shkuar në Arbitrazh. Konkretisht:

1. Lidhja e kontratave midis subjekteve juridiko - komerciale që kanë lidhur me pushtetin si subjekt juridik dhe nga ajo pozitë janë krijuar kontrata të dëmshme për shtetin dhe të dobishme për kriminelët dhe kontrabandistët, sikundër edhe për përfaqësuesit e shtetit. Pra, kur kontratat me vetëdije të pushtetarëve janë lidhur me qëllim të përfitimit në përqindje të caktuar.

2. Gjykimet e stërzgjatura apo të parashkruara në afat, kryesisht të imponuar nga palët, sidomos pushtetarët. Ka edhe raste kur niveli i dëmit i gjykuar brenda Kosovës është shumë i ultë. Rastet kështu kanë shkuar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Këto lëndë kanë shkuar në Arbitrazh, sepse prokuroritë dhe gjykatat nuk i kanë kapur pushtetarët si përgjegjës. Fakt është se shumica e kontratave dhe të lëndëve të shkuara në Arbitrazh kanë ardhur si rezultat i veprave penale të bëra nga pushtetarët për përfitime.

Të frikësuar nga pushtetarët si palë nën hije, lëndët janë lënë nëpër sirtarë ose janë zgjidhur gabimisht. Kështu është rritur vlera e kontestit. Këtu nun ka rëndësi lloji i gjykatës kundruall presionit dhe përfitimeve të pushtetarëve. Pa funksionuar në Kosovë në mënyrë krejt të pa varur dhe të pa varura, prokuroritë dhe gjykatat, dhe pa i kapur dhe dënuar të gjitha  subjektet që janë prapa kontratave dhe veprave fshehta, kurrë nuk ndalet Arbitrazhi.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".