Me konsulencë të Komisionit të Venedikut pa vonesë të finalizohen Ligji për Konfiskim të pasurisë dhe Byronë Shtetërore

Me konsulencë të Komisionit të Venedikut pa vonesë të finalizohen Ligji për Konfiskim të pasurisë dhe Byronë Shtetërore
Me konsulencë të Komisionit të Venedikut pa vonesë të finalizohen Ligji për Konfiskim të pasurisë dhe Byronë Shtetërore

Xhevat Meha

  • 16 May 2022 - 07:51

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Kjo zvarritje e deritashme më shtynë të vij në përfundimin se kjo vizitë nga Komisioni i Venedikut do të duhej të ishte finalizim i Ligjit për Konfiskim të pasurisë dhe Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligjit për Vettingun. Këto dy ligje janë baza mbi të cilën pritet të kryhen ndryshimet e nevojshme për fuqizim të zbatueshmërisë së ligjit në Kosovë.

-Se a është vizita e tanishme nga zyrtare te Komisionit te Venedikut në funksion të fazës së fundit të finalizimit te pakos ligjore për përmbylljen e ndryshimeve në institucionet përgjegjëse për zbatim të ligjit, përgjigja e shkurt është se do të duhej të ishte. Kjo përgjigje kërkon edhe shpjegime të mëtejme.

Ndryshimet që qytetarët i kërkojnë dhe presin në fuqizimin e zbatueshmërisë së ligjit në Kosove janë zotimet që kanë marr prijësit politik të listave fituese në votimet e fundit. Janë po të njëjtit individ që besimin qytetar e kanë marr edhe në votimet e tetorit të vitit 2019 bazuar në programet qeverisëse të paraqitura para qytetarëve nga LDK dhe VV. Është program i njëjtë dhe zotime të njëjta që janë paraqitur para qytetarëve të Kosovës në vitin 2019 e tani jemi në vitin 2022 dhe ende nuk është marr asnjë vendim nga Kuvendi i Kosovës për të vënë në jetë ndryshimet e marra përsipër nga këto programe qeverisëse.

Kjo qartazi është zvarritje e punëve. Kjo zvarritje e deritashme më shtynë të vij në përfundimin se kjo vizitë nga Komisioni i Venedikut do të duhej të ishte finalizim i Ligjit për Konfiskim të pasurisë dhe Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligjit për Vettingun. Këto dy ligje janë baza mbi të cilën pritet të kryhen ndryshimet e nevojshme për fuqizim të zbatueshmërisë së ligjit në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".