Gjykata Kushtetuese nxori vendim për pronën e Manastirit të Deçanit me bazë tërësisht diskriminues dhe antikushtetues

Gjykata Kushtetuese nxori vendim për pronën e Manastirit të Deçanit me bazë tërësisht diskriminues dhe antikushtetues
Gjykata Kushtetuese nxori vendim për pronën e Manastirit të Deçanit me bazë tërësisht diskriminues dhe antikushtetues

Muhamet Kelmendi

  • 21 May 2022 - 13:13

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Verdikti i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit ka qenë i imponuar nga ana e shteteve të Quint-it. Dihet se në  këtë kohe të gjitha ligjet e ish - Serbojugosllavise, kanë qenë të anuluara, e të cilat qenë nxjerrë pas ndryshimit kushtetues në vitin 1989, atëherë kur me dhunë u morr Autonomia e Kosovës nga ana e Serbisë. Megjithatë, e imponuar nga jashtë, si dhe me gjyqtarët frikacak dhe tipik nënshtrues, si ish gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, u nxor verdikti pro Manastirit, duke i zbatuar normat diskriminuese dhe tipike raciste, me qellim të kolonizimit.

Me atë verdikt iu njoh Manastirit të Deçanit pronësia mbi tokat e vendasve dhe të komunës. Tash janë disa rrugë për anulimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. E Konkretisht:

1. Çdo pronar i shpronësuar dhe vetë komuna e Deçanit, kërkohet të ngritin padi individuale për pronësi, pranë Gjykatës së Vendit në Deqan a në Pejë. 2. Me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës kërkohet që Komuna e Deçanit dhe ish-pronarët të ngritin padi në Gjykatën Evropiane.

Dhe e treta, është nxjerrja e vendimit nga ana e Kuvendit të Kosovës,me bazën e anulimit të të gjitha vendimeve diskriminuese në Kosovë. Koha nuk është me rëndësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".