Lija e majmunëve një test serioz për Ministrinë e Shëndetësisë

Lija e majmunëve një test serioz për Ministrinë e Shëndetësisë
Lija e majmunëve një test serioz për Ministrinë e Shëndetësisë

Dardan Grapci

  • 25 May 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Pas kalimit të pandemisë me Covid 19, jo vetëm shtete në gjithë globin tokësor, por edhe Kosova ka paralajmërime serioze të ekspertëve se mundë të rrezikohet nga një pandemi tjetër e radhës, nga lija e majmunëve. Mirëpo për dallim nga hera e kaluar, e ballafaqimit dyvjeçar me Covid- 19 përvoja e fituar duhet të ju shërben kësaj radhe fillimisht institucioneve shëndetësore që të jenë të gatshme me staf profesional, aktive dhe mobile për të intervenuar në secilin rast eventual që paraqitet dhe arrihet me kohë për tu zbuluar, derisa qeveria duhet të jetë e gatshme me buxhet për të financim në fushatën për imunizim.

-Paraqitje gjithandej nëpër vende të ndryshme të zhvilluara, e pandemisë që po zgjerohet, me emrin e Lija e majmunëve , pavarësisht se në çfarë afërsie ka arritur me prezencën e saj në fqinjësi me shtetin atonë apo në rajon, masat e veprimit preventiv duhet të analizohen dhe planifikohen pa asnjë vonesë. Kjo situatë e re kërkon angazhim serioz të ministrisë së drejtësisë, kthimit të ministrit nga Amerikë në Kosovë, dhe koordinimit 24 orësh me institucionet e shëndetësisë.

Koha në të cilën po përafërt ky lloj virusi është shumë e rrezikshme sepse ka mundësi reale potenciale të shtrirjes dhe zgjerimit shumë të shpejtë të këtij lloj virusi edhe në vendin tonë, sidomos tash kur në periudhën e pushimeve të verës lëvizjet e qytetarëve janë shumë intensive, kurse lidhur me këtë sëmundje të re, ende nuk janë shpallur masa kufizimi të mbrojtjes si veprim preventive në ndonjë nga vendet e preferuara të cilat vizitohen nga qytetarët Kosovar në këto ditë të nxehta të fillimit të pushimeve verore vjetore. Unë mendoj që duhet të krijohen që tani si para veprim ekipe të gatshme aktive mobile në mënyrë që të mos pritet zgjerimi i infeksioneve në teren për të konsultohet OBSH-ja dhe që tash të fillon imunizimi me preparatin i cili krijon rezistencë dhe imunitet mbrojtës nga ky lloj infeksioni sepse pavarësisht sa është i rrezikshëm apo i pa rrezikshëm, nuk guxojmë ta nënçmojmë dhe injorojmë.

Përhapja e infeksionit është duke shkuar me një dinamikë relativisht të shpejtë dhe kjo po e alarmon botën, edhe pse ende nuk kemi kufizime, karantinime të qyteteve apo të shteteve, por vetëm këshillime për masa vetëmbrojtëse dhe distacime personale të natyrës sociale, aso të kontakteve të reduktuara. Shqetësim për të ashtuquajturën Lija e Majmunëve, ngriti edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila ka deklaruar se përhapja po merr përmasa të shpejta. Vetëm një ditë më parë, Belgjika vendosi në karantinë për 21 ditë, personat që u prekën nga ky infeksion. Mirëpo së fundi kemi edhe rastet e para që po i afrohen rajonit të Ballkanit.

Disa raste u raportuan në shtetin që ndodhet në kufi me Shqipërinë, në Greqi. E kur ky lloj virusi të jetë zyrtarizuar në Shqipëri atëherë duhet të jemi të sigurte qe e kemi edhe brenda Kosovës sepse këta muajt e fundit kemi lëvizje qytetarësh të shtuar në të dyja drejtimit, madje tërësisht të çliruar nga masat mbrojtëse dhe të pa kontrolluar. Sidoqoftë, duhet të jemi kujdestar të mobilizuar për të mos e humbur betejën që e kemi fituar të gjithë së bashku, me pandeminë e kaluar. Institucionet e shëndetësisë në Kosovë e kanë dhënë provimin me sukses sa i takon ballafaqimit me pandeminë e parë, me Covid 10. Ajo përvojë organizimi, mobilizimi dhe furnizimi me barna duhet të ju shërben edhe tani me këtë të ashtuquajturën Lija e majmunëve, sado që raportimet e para për vlerësimin e rrezikut nga ky lloj infeksioni nuk janë për tu alarmuar, por gjithsesi kujdesi është mbi të gjitha dhe për këtë duhet të jemi të edukuar dhe mobilizuar në mënyrë që të gjendet rruga më e lehtë për ta tejkaluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".