Pallavrat e Edi Ramës kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë dhe avokatia që po ja bënë Aleksandër Vuçiqit!

Pallavrat e Edi Ramës kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë dhe avokatia që po ja bënë Aleksandër Vuçiqit!

Gani Qarri

  • 22 June 2022 - 07:28

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Edvini bëri deklarim shumë mashtrues, diletant, dhe manipulativ edhe në Prishtinë, kinse duke u shpreh "publikisht" kundër Gjykatës Speciale, ku po mbahen të burgosur nën aktakuza për krime lufte, krerët e "luftës" së UCK-së, e të tjerët që pritet të arrestohen në ditët në vijim, për të cilën as që e ka pyetur kush kurrë, kur është formuar gjykata në fjalë dhe as që do të kërkohet ndonjëherë, për ekzistencën apo jo të saj, mendimi i tij edhe në të ardhmen.

-Është shumë interesant fakti, se sa herë Edvin Kristaq Rama viziton Kosovën, asnjëherë për atë, nuk janë prioritet problemet e shqiptarëve si liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, kthimi i shqiptarëve të pagjetur nga Serbia në Kosovë dhe njohja e Kosovës nga Serbia, njohje të cilën me përjashtim të Edvin Kristaq Ramës, tanimë përveç SHBA-ve, e kërkojnë publikisht edhe Gjermania, e së fundi edhe Komisioni i Parlamentit Evropian, por prioritet i tij, mbetet gjithmonë Serbia, "Ballkani i Hapur" dhe krijimi i Rusisë së vogël në Ballkan. Për aq më tepër, për tu bërë tërësisht qesharak para qytetarëve të Kosovës, Edvin Kristaqis Rama pas mbledhjes së të dy qeverive në Prishtinë, është zotuar se në shtator apo fillim të vjeshtës, Qeveria e tij do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt, mbi bazën e dyshimeve të të cilit, qe ngritë ai raport, dhe është krijuar Gjykata Speciale.Por edhe sa i takon kësaj stisje të Ramës, duhet theksuar fort dhe shumë zëshëm, se Gjykata Speciale financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron e bazuar në ligjet e Kosovës, athua nuk është e qartë kjo për atë, apo vërtetë e ka lënë kujtesa Edvin Ramën dhe ka harruar se David Schwendiman, Prokurori kryesor i Task-Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, i cili ka udhëhequr hetimet mbi akuzat që dalin nga raporti i Dick Martit, ishte emëruar fillimisht kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale në Kosovë,,që me 31 mars të vitit 2018 u dorë hoq, siç u tha, për shkak të moshës së pensionimit.

Kurse ajo që habit edhe më shumë, është fakti se çuditërisht Rama kapet edhe sot për shtëpinë e verdhë dhe thotë se jemi duke e përgatitur edhe një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë se kinse ai paska vendos të shkoj personalisht në Strasburg, për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për pa bazueshmërinë e raportit të Dick Martyt, dhe influencën ruse mbi këtë përrallë të një shtëpie të verdhë dhe të trafikut të organeve?! Rama dyshohet se punon vet për Serbinë dhe Rusinë, si mund të mos e di Edvin Kristaq Rama se akuzat e Dick Martit për shtëpinë e verdhë, kanë rënë qysh në qershor të vitit 2011,kur janë cilësuar si të pabaza nga Geoffrey Nice, ish-prokurori udhëheqës i gjyqit të zhvilluar kundër kasapit të Ballkanit, kriminelit Sllobodan Millosheviq, fakti qëndron në atë, se të arrestuarit e Gjykatës Speciale akuzohen si "ndërmarrje kriminale" për vrasjen, keqtrajtimin, kërcënimet dhe detyrimin ndaj mese 100 shqiptarëve, kështu që nuk e kuptojë, se pse përrallos kot Ramë Rrumballa, alias Edvin Kristaq Rama, kur këtë, edhe ai, e di shumë mirë.

Ndaj dhe lind pyetja, athua pse mundohet të gënjejë në mënyrë kaq të ulët ,Edvin Kristaq Rama, madje e lidh burgosjen e Thaçit & Co me konstruksione dhe parodi tragjikomike, se kinse siç shprehet ai, janë duke u akuzuar për shtëpinë e verdhë dhe trafik të organeve, si akuzë e përsëritur edhe në kontekste të tjera nga ana e propaganda ruse në KS të OKB, kur dihet se aktakuza ndaj Hahsim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në fakt nuk lidhet vetëm me raportin e Dick Martyt dhe se asnjëri prej tyre nuk është arrestuar me aktakuzë të bazuar në shtëpinë e verdhë të Ramës, që pas kaq vitesh, i paska ra ndërmend të hap sytë dhe bëjë edhe rezolutë.

Pallavrat e Ramës janë vetëm konstruksione të gjetura për t`ia lehtësuar në mënyrë të rrejshme barrën babait të Thaçit, të cilit mund ti ketë premtuar në vizitën private që i bëri në shtëpi, edhe pse ai e di, se aktakuza Thaçin ,Veselin, Krasniqin, Selimin etj, i ngarkon për vrasje, keqtrajtim, rrahje, kërcënime e detyrim të shqiptarëve, ndaj Rama edhe po deshi, e ka të pamundur që para gjithë asaj morie avokatësh nga më të njohurit ndërkombëtar, gjykatësish e prokurorësh të autorizuar nga gjithë bota, për të trajtuar zhvillimet e hetimeve dhe gjykimit që pritet të fillojë në Hagë, të gjejë formulën magjike, që ky i vetëm ta shpërbëjë krejt Gjykatën Speciale, e cila ka shpenzuar vite e vite, për të ardhur deri këtu. Kështu që deklaratat e tilla të Ramës, janë monedha më fallco, që ai ka gjet ta përdorë, për tu tallë me Kosovën dhe kinse për ta blerë paqen me politikanët e saj, të cilët i injoron, nënçmon dhe sfidon kudo mundet e arrin, dhe nuk mbështet zgjidhjen e asnjë problemi të shqiptarëve, por prioritet të vetin, gjithmonë ka projektin serb për të ashtuquajturin "Ballkan i Hapur" dhe jetësimin e dominimit ekonomik dhe politik të Serbisë në rajon, i cili ia ka shitur edhe shpirtin e vet, Aleksandër Vuçiqit. Zot ruaje Kosovën dhe shqiptarët nga një pallavraxhi i tillë banal e megaloman.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".