Qeveri,urgjentisht krijoni politika afatshkurtra zhvillimore për ta zvogëluar migrimin!

Qeveri,urgjentisht  krijoni politika afatshkurtra zhvillimore për ta zvogëluar migrimin!
Qeveri,urgjentisht  krijoni politika afatshkurtra zhvillimore për ta zvogëluar migrimin!

Hajrullah Tërnava

  • 04 July 2022 - 18:10

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Situata alarmante në shumë aspekte në të cilën tani gjendet Kosova, donë një studim dhe analizë që ti shmangemi disa faktorëve negativ që janë bërë përditshmëri, përpos situatës politike të vështirë në të cilën gjendemi si i vetmi shtet më i izoluar në botë, shqetësues është migrimi i pandërprerë i të rinjve kosovar, që ditë e për ditë po e lëshojnë Kosovën për arësyena të ndryshme, por ndër kryesoret dominon ajo  për punësime në shtete tjera, dhe për martesa jashtë Kosovës, sepse me këto martesa po e zgjedhin edhe çështjen e punësimit ne ato shtete ku martohen.

Për ta zvogëluar dhe minimalizuar trendin e migrimit në rritje, është detyrë dhe obligim i kësaj qeverie që të përqendrohet maksimalisht në planin e punësimeve të të rinjve dhe ta ketë një program dhe një angazhim për hapje të vendeve të reja të punës, qoftë me investime të shteteve mike në vendin tonë, duke iu dhënë edhe atyre primate në ato investime që i bëjnë, sepse kjo është e vetmja mënyrë që e ndal rininë që mos të emigroj, sikur që po ndodhë pa ndërpre kjo situatë e tanishme e raportuar për vitin e kaluar. Nëse ky trend i migrimit vazhdon kështu me këtë dinamikë  atëherë Kosova në të ardhmen do të zbrazet në tërësi dhe me këtë edhe shtetet armike do t’ia arrijnë qëllimit të zbrazjes së Kosovës, që e kishin në plan të kamotshëm.

 Prandaj është shqetësues dhe  alarmant Raporti i fundit për këtë  vit i Agjencisë së Statistikave, për rrezikun që i kanoset Kosovës nga depopullzimi për shkak të rritjes enorme të numrit të qytetarëve që po largohen nga shtetit. Mbi 42 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin gjatë vitit të kaluar. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kjo shifër është me e larta në pesë vjetët e fundit, ndonëse është rreth 30 mijë më pak se në vitin 2017 kur Kosova po ballafaqohej me eksodin masiv dhe hapjen e kufijve të Serbisë për largimin pa pengesë të kosovarëve drejtë shteteve të perëndimit. Nga shifra e 42 mijë qytetarëve të larguar vitin e kaluar, sipas ASK-s, shumica e tyre kanë qenë emigrantë legal.

Në kërkim të një vendi pune, studime, për bashkim familjar apo për t’u martuar, mijëra kosovarë e po e braktisin vendin viteve të fundit dhe ky trend nuk ka të ndalur por vetëm shtim të interesimit. Sipas këtij raporti, shumica e tyre kanë qenë emigrantë legalë dhe kanë emigruar në vende të Bashkimit Evropian, vende të EFTA’s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.). Por, ka edhe të tjerë që kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqi apo Kanada.

Ky trend i migrimit  është rritje e interesimit të qytetarëve, kryesisht brezit të ri, fuqi potenciale e krahut të punës, pasojë e gati dy dekadave të keq qeverisjeve të kaluara që premtonin zhvillim dhe punësim e përfundonin mandatet me mashtrim e me zhgënjim. Edhe pse në kushte të vështira dhe masa të ashpra kontrolli për shkak të pandemisë, edhe viti 2020 ka qenë vit i trendit në vazhdim të largimit të kosovarëve drejtë perëndimit. Në vitin 2020 figuron se vendin e kanë braktisur gati nëntë mijë banorë. Arsyet e emigrimit edhe atëherë kanë qenë të njëjta. Mirëpo në këtë vit duket se ka ndikuar situata me pandeminë COVID-19, ku shumica e shteteve kishin mbyllur kufijtë tokësor e ajror, përveç për shtetasit e tyre. Emigrimi ndërkombëtar: numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2020 është vlerësuar të jetë gjithsej 8,724 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2020 ishin emigrantët legalë”, thuhet në raportin e kësaj agjencie për vitin 2020.

Qeveria Kurti duhet që të dëshmohet tani dhe ta trajton si prioritet, në vitin e dytë të mandatit të saj, me masa vepruese dhe parandaluese, për ta stopuar apo zvogëluar migrimin duke ndërtuar politike afatshkurta zhvillimore dhe stimuluar punësimin e punëkërkuesve në vendin e tyre, një kriter i rëndësishëm që kërkohet edhe nga BE për liberalizimin e vizave dhe për të destimuluar trendin e tendencës për migrim masiv. Nëse kjo qeveri e gjen mënyrën e hapjes së vendeve të punës dhe e ndal këtë trend të migrimit sikur që është tani duke u zhvilluar, atëherë edhe në të ardhmen elektorati do të ja jep votën për të qeverisur.

Kjo qeveri duhet të bëjë edhe të pamundurën për hapje të vendeve të punës me investime të ndryshme nga investitorët e huaj me kompani të forta fitimprurëse që do të zbusin këtë dukuri të migrimit të të rinjve tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".