Apo ringjallet projekti Ruso-Serb.? Për destabilizimin e Ballkanit?!

Apo ringjallet projekti Ruso-Serb.? Për destabilizimin e Ballkanit?!
Apo ringjallet projekti Ruso-Serb.? Për destabilizimin e Ballkanit?!

Ismail Muçiqi

  • 12 July 2022 - 10:03

Shkruan: Gazetari Ismail Muçiqi

Lufta në Ukrainë dhe ngjarjet e fundit në Maqedoninë Veriore dhe në Republikën e Malit të Zi janë argumente të mjaftueshme se rrymat ekstremiste të sponsorizuara nga Rusia dhe Serbia janë aktivizuar për ta destabilizuar rajonin. Skenari i mëhershëm i Partisë Maqedone VMRO e cila dikur udhëhiqej nga Nikollo Grujefci ishte filialia kryesore e politikës Ruse në Ballkan. E njëjta parti me ideologji ekstreme në shërbim të interesave të Rusisë tani është ngritur në këmbë kinse për ti mbrojtur interesat e Shtetit Maqedon, përkatësisht kundër aspiratave Bullgare ndaj Maqedonisë.

Demonstratat e fundit në Shkup pasqyruan më së miri ideologjinë fashiste të një pjese të rrymave ekstreme kundër Shqiptareve dhe kundër lirisë dhe të drejtave elementare të njeriut të garantuara me Kushtetutën e vendit. I njëjti skenar ka filluar të ringjallet edhe në Republikën e Malit të Zi ku Kisha Ortodokse serbe i ka futur duart thellë në politikë me bekimin e politikës në Beograd dhe me ndihmën e Rusisë së Putinit. Mjerisht protagonistët i këtyre ngjarjeve në Mal të Zi është Driton Abazoviqi i cili me përkrahjen e politikës serbe në Beograd të Kishës dhe forcave destruktive serbe arriti për një qastë të bëhet Kryeministër i Malit të Zi. Gjatë historisë sa here që populli Shqiptar ka qenë në vështirësi duke u përballur me dhunë nga pushtuesit e ndryshëm kanë dalur figurat si Edi Rama, Driton Abazoviqi të cilët kanë punuar kundër interesave të Shqiptareve. Vetëm shkurtpamesit, naivët dhe debilët mund të mendojnë se pandihmën e politikës serbe, Shqiptari në Mal të Zi asnjëherë nuk do të arrinte të bëhet faktor politikë e jo se jo Kryeministër i vendit, nëse nuk punon për interesat e shtetit serbe. Nuk jemi të vetëdijshëm se rrethanat politike dhe Siguria Globale është rrezikuar gjithandej Botës. Lufta në Ukrainë sipas të gjitha gjasave do të ndikoj në rendin e ri Botëroreve. Kosova në këto rrethana politike është në pozitë shumë delikate për shkak të tendencave hegjemoniste, pushtuese të serbisë. Bashkimi Evropian sipas indikacioneve nuk ka arritur të reformohet si kohezion i ardhshëm strategjik me përmasa të ndikimit në ruajtjen e paqes Globale. Kjo po shihet edhe tani në krijimin e politikës e jashtme ndaj Shteteve të Ballkanit e sidomos ndaj Republikës së Kosovës. Nuk pritet më shumë prej komisionerit për siguri të Bashkimit Evropian [Borelit dhe Lajcakut] dy figura të cilët po udhëheqin diplomacinë e Bashkimit Evropian e të cilët Shtetet nga vinë nuk kanë arritur ti bindin ta pranojnë Shtetin e Kosovës. Kjo është hipokrizi pa koment. Në fund po theksojmë se të gjitha këto argumente që i thamë më lartë janë të mjaftueshme për ti bërë me dije institucionet shtetërore dhe liderët Shqiptar se është koha dhe momenti për tu vedisuar për rreziqet që mund ti ndodhin vendit. Andaj lufta për pushtet dhe përqarjet në politikën Globale të Shqiptareve janë dëmi dhe turpi më i madh që nuk do të falet asnjëherë nga populli dhe nga gjeneratat që vijnë pas nesh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".