SHIK-u në aksion kundër Qeverisë Kurti me opozitën e pa moralshme e të korruptuar në qeverisjen e kaluar që po zhurmon e po mashtron

SHIK-u në aksion kundër Qeverisë Kurti me opozitën e pa moralshme e të korruptuar në qeverisjen e kaluar që po zhurmon e po mashtron
SHIK-u në aksion kundër Qeverisë Kurti me opozitën e pa moralshme e të korruptuar në qeverisjen e kaluar që po zhurmon e po mashtron

Dr. Hysni Aliu

  • 16 August 2022 - 15:24

Shkruan: ANALISTI-Dr. Hysni Aliu

Sipas informatave të sigurta, në ministrit e qeverisë së Kosovës, po ngritën në pozitë njerëzit e SHIK-ut, duke u anashkaluat njerëzit që me të vërtetë kanë dinjitet intelektual e njerëzorë  si rrjedhojë edhe shtetformues. Kjo po bëhet si pasoj e presionit të papare nga të gjitha anët në qeverinë e Kosovës, pra po pranohen devijime të tilla në qeverisje vetëm për të qëndruar në pushtet, gjë që do të ketë efektin e kundërt, pra pikërisht ramja nga pushteti, nëse kjo mënyrë e të vepruarit nuk ndalet. 

 -Atmosfera negative që po mbizotëron në Kosovë, është shumë shqetësuese. Opozita po përhapë pesimizëm të paparë, duke dezinformuar popullatën për çdo gjë që i shkon përdore, duke filluar nga realizimi i planeve të qeveris  kinse 0 % sipas tyre e deri tek kurthet dhe përhapja e panikut tek populli se do të  mbesin pa ushqim e pa rrymë, e çka jo tjetër.  E gjithë kjo vetëm me qëllim që të rrëzohet qeveria Kurti dhe në vend të tyre të vinë vetë ata që për 20 vite vodhën e po mburren duke u bërë milioner. Siç po duket qeshmet ju kanë shtrëngua andaj burimet e hajnisë po ju sjellin më pak të ardhura, duke filluar nga veriu i Kosovës ku e kishin qendrën e kriptovalutave dhe të kontrabandës me mallra e deri te ministrit ku e kishin buxhetin e Kosovës të cilin e gjymtonin përgjysmë. Shqetësuese janë edhe veprimet e KEDSIT dhe  bashkëpunëtorëve të tyre  në rregullatorin e energjisë, të cilët po e kushtëzojnë qeverinë e Kosovës, duke i bërë shantazh, ose  ta lejoj ngritjen e çmimit të rrymës 100% ose të derdh qindra miliona euro në kontot e tyre si kompensim për mos ngritjen e çmimit. Pretendimin tim, e bënë shumë të besueshëm fakti që reduktimet filluan një ditë pasi që ZRE kërkoj ngritjen e çmimeve. Këtë metodologji e kanë përdorur të njëjtit individ edhe më herët, pra metodë e haraçit apo shantazhit, e cila metodë më herët është përdorë ndaj individëve privat e tani po përdoret fatkeqësisht ndaj institucioneve të shtetit. Shantazhe të tilla u përdorën dhe patën sukses edhe më herët kur u ndanë 100 milion ero për qytetarët e Kosovës, në vend që të ngriteshin fabrika apo të investoheshin në shëndetësi. Unë nuk jam i befasuar me shantazhet që po i bën opozita dhe njerëzit e saj kësaj qeverie, sepse këta njerëz e kanë treguar veten në të kaluarën, por jam i shqetësuar se përse qeveria e Kosovës ka pranuar të luaj vallen me muzikën që po ja këndon opozita.

 Sipas informatave të sigurta, në ministrit e qeverisë së Kosovës, po ngritën në pozitë njerëzit e SHIK-ut, duke u anashkaluat njerëzit që me të vërtetë kanë dinjitet intelektual e njerëzorë  si rrjedhojë edhe shtetformues. Kjo po bëhet si pasoj e presionit të papare nga të gjitha anët në qeverinë e Kosovës, pra po pranohen devijime të tilla në qeverisje vetëm për të qëndruar në pushtet, gjë që do të ketë efektin e kundërt, pra pikërisht ramja nga pushteti, nëse kjo mënyrë e të vepruarit nuk ndalet. Kjo mënyre e të vepruarit duhet ti shqetësoj edhe vendet e Quintit, që janë garantues të mirëfunksionimit të shtetit.

Duhet të ju tërhiqet vërejtja edhe zotit Kurti dhe ministrave të tij që të ndalojnë së bëri kompromise me shantazhin, por edhe opozitës e disa medieve në shërbim të tyre që fatkeqësisht janë të tepërta që mos ta manipulojnë opinionin me gënjeshtra patologjike që vetëm Vuçiqit  dhe kriminalitetit të tij i shërbejnë. Siç po duket Kosova nuk mundë të qëndroj në këmbët e veta pa dorën e hekurt të perëndimit, si pasoj e gërryerjes që i bëhet nga vetë ne shqiptarët në bashkëpunim me Serbinë. E ftoj kryeministrin Kurti, që të konsideroj ndërrimin e udhëheqësit të KEK-ut i cili është emëruar nga vetë kryeministri, sepse edhe atje po i vjen era skandale dhe korrupsion, dhe po përgatiten gjëra nga të cilat dikush do i fitoj qindra miliona, gjërat kanë filluar të dalin në pah e do të dalin edhe më shumë në shesh tek vitin e ardhshëm, andaj ndërhyni sa nuk është vonë. Me njerëz të krimbur, me nënshtrim ndaj shantazhit pa marr parasysh nga kush vjen, Kosova nuk mundë të shkoj përpara. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".