Greva në arsim, Qeveria dhe SBASHK mbajnë përgjegjësi për eskalimin e situatës

Greva në arsim, Qeveria dhe SBASHK mbajnë përgjegjësi për eskalimin e situatës
Greva në arsim, Qeveria dhe SBASHK mbajnë përgjegjësi për eskalimin e situatës

Muhamet Kelmendi

  • 14 September 2022 - 13:03

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Qeveria duhet të reagon, ndërsa, SBASHK-u kërkohet të mendon për të mirën e nxënësve. Mos qasja në drejtim të zgjidhjes e dëmton nxënësin. Të dy këto anë janë fajtore. Nxënësit po humbin shumë. Mësimet e planifikuara në program nuk arrihen dot. Koha e dënon nxënësin. Këtë pasojë duhet ta dinë palët. Veç kompromisit në interes të nxënësve nuk ka zgjidhje tjetër.

-Grevat dhe demonstratat janë mjete themelore të sistemit pluralo-demokratik. Në fakt nuk mundë të mendohet ky sistem pa këto dy mjete të demokracisë. Kuptohet se këtu bënë pjesë edhe referendumi. Me këto mjete jeton demokracia. Në këtë anë, kërkohet si qeveria, ashtu edhe SBASHK-u të mendojnë mirë dhe të veprojnë. Të dy këto anë kanë përgjegjësi. Megjithatë, përgjegjësia dallon, sepse qeveria është dalë nga vota dhe ka për detyrë imediate çështjen e mirëmbajtjes së mësimit. Po ashtu SBASHK-u ka përgjegjësi. Por, kuptohet më të ultë. Çështja është pse kështu veprohet?

Qeveria është tërhequr në qëndrim mbi bazën e urrejtjes së krijuar ndaj sindikatës se arsimit. Inatin ndaj SBASHK-ut po e paguajnë nxënësit. Kjo është e patolerueshme. Inati që ka përfshirë qeverinë nuk e zgjidhe problemin. Inati, urrejtja e dukuritë tjera të kësaj natyre janë të dëmshme. Qeveria duhet të reagon. Ndërsa, SBASHK-u kërkohet të mendon për të mirën e nxënësve . Mos qasja në drejtim të zgjidhjes e dëmton nxënësin. Të dy këto anë janë fajtore. Nxënësit po humbin shumë. Mësimet e planifikuara në program nuk arrihen. Koha e dënon nxënësin. Këtë pasojë duhet ta dinë palët. Veç kompromisit në interes të nxënësve nuk ka zgjidhje tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".