Aventura më e re e opozitës po ndodhë në sinkron të plotë me kërcënimet e përditshme të Vuçiqit

Aventura më e re e opozitës po ndodhë në sinkron të plotë me kërcënimet e përditshme të Vuçiqit

Gani Qarri

  • 27 September 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Sjelljet cinike, e hipokrite të opozitës së inkriminuar dhe kësaj kaste të pa përgjegjshme politike, në krye me politikbërës të kriminalizuar që dje ishin në pushtet kurse tash e rreth dy vite, me të drejtë dhe arsye, janë dërguar nga populli në opozitë, që as në këto momente nuk bashkohet në një front të përbashkët mobilizimi me Qeverinë dhe institucionet tone shtetërore për ruajtjen e vendit dhe mbrojtjen e shtetit nga çdo rrezikim i jashtëm serb dhe rus, por janë të gatshëm të rrënojnë gjithçka që është ndërtuar deri tash, vetëm që të dështojë Qeveria Kurti dhe Serbia ti realizoi qëllimet e saj okupatore në Kosovë, janë turpi më i madh i këtij vendi, e le të shpresojmë të jenë edhe mbetjet e fundit të kolonës së pestë.

Një opozitë e inkriminuar, e shantazhuar dhe kaq cinike e hipokrite, si kjo në Kosovë, përveçse po tregohet para gjithë qytetarëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, si kasta më e pa përgjegjshme politike, e cila në vend se në këto momente të zhvillimeve të frikshme në botë dhe rajon, të bashkohet në një front të përbashkët mobilizimi me Qeverinë dhe institucionet tona shtetërore për ruajtjen e vendit dhe mbrojtjen e shtetit nga çdo rrezikim i jashtëm serb dhe rus, është e gatshme të bëjë çdo gjë, për të rrënuar gjithçka që është ndërtuar deri më tani, vetëm që të dështojë Qeveria Kurti, në mënyrë që Serbia ti realizojë qëllimet e veta okupatore në Kosovë, janë turpi më i madh i këtij vendi dhe mbetjet e fundit, të kolonës së pestë të okupimeve, gati njëshekullore serbo-sllave në Kosovë.

Aventura më e re e opozitës së inkriminuar, çuditërisht po ndodhë në sinkron të plotë me kërcënimet e përditshme të Vuçiqit për luftë okupuese kundër Kosovës, kohë kur grupe të pafund të rusëve, vazhdojnë të zbarkojnë, pa asnjë kontroll në aeroportet e Serbisë,ku dyshohet se ka shumë ushtarak, paraushtarak dhe mercenar të Wagnerit, një numër të madh të të cilëve, flitet publikisht se strategët e Putinit, i kanë "parapërgatitur" dhe dërgojnë enkas për realizimin e planeve të fshehta djallëzore të Rusisë dhe Serbisë, në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, përderisa edhe Serbia për të satën herë, paralajmëron hapur, deri në Kombet e Bashkuara, se është duke e pritur momentin e përshtatshëm për invazion ushtarak në Kosovë

Por përkundër të gjithave kërcënimeve nga jashtë kundër shtetit të Kosovës, opozita e shantazhuar përmes sindikatës së manipuluar të arsimit me Rrahman Jasharët në krye, pasi ka mbyllur të gjitha shkollat dhe bllokuar tërësisht sistemin e arsimit në vend, tani kërcënon me përshkallëzimin e grevave edhe në sektorin publik, njëkohësisht kur presidenti i Serbisë, krimineli Aleksandër Vuçiq kërcënon Kosovën hapur me luftë, duke e akuzuar edhe ai Qeverinë e Kosovës kinse po armatoset për të sulmuar serbët në veri.

Prandaj as sulmi me primitivizmin më të skajshëm të partive të inkriminuara opozitare si dhe fërkimet e paturp e të tej ashpërsuara pa fund dhe limit kundër qeverisë, nuk vijnë në mënyrë të papritur, por duket se janë të koordinuar mirë me Aleksandër Vuçiqin, përkundër dështimit epik në zgjedhjet e kaluara.

Madje opozita e inkriminuar, as në këto momente vendimtare, nuk tregon asnjë lloj interesimi qoftë edhe minimal për ta mbrojtur dhe fuqizuar shtetin e Kosovës, nga lakmia për tu rikthyer në pozitat që kishin dikur, prej nga kanë vjedhur e plaçkitur shtetin pa asnjë brengë, duke harruar problemet dhe vështirësitë e vendit në ballafaqim me sfidat e rrezikimit të sigurisë, jo vetëm globale, por veçanërisht kërcënimet e drejtpërdrejta me luftë të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Kështu që në çastet e një krize të tillë jo vetëm globale të sigurisë dhe stabilitetit me përmasa të gjëra kur mijëra rusë por zbarkojnë në mënyrë të pa kontrolluar në Serbi, sulmet e njëkohshme të opozitës në sinkron me kërcënimet për luftë të Serbisë fashiste dhe mos koordinimi i spektrit politik të Kosovës, as përballë situatës aktuale është jo vetëm veprim shumë joserioz, por edhe pafundësisht skandaloz, sidomos nga opozita e tej inkriminuar, me planet e saj antishtetërore për ta pamundësuar funksionimin normal të institucioneve më vitale të shtetit.

Krejt kjo aventurë më e re e opozitës së inkriminuar, po ndodhë në sinkron me kërcënimet e Vuçiqit për luftë, kohë kur edhe proceset integruese evropiane kanë stagnuar dhe pritet të komplikohen edhe më tepër, të cilën celulat e "fjetura" kriminale serbe dhe ruse, mund ta shfrytëzojnë dhe aktivizohen si bombat e kurdisura, për shpërthimin e planifikuar të një lufte të shpejtë dhe destabilizimit të menjëhershëm të Kosovës dhe rajonit, për realizimin e njëkohshëm të interesave serbo-ruse, caku i parë i synimit të të cilave, pa asnjë dyshim, është Republika e Kosovës.

Prandaj habit shumë fakti se si nuk ndjehen aspak të shqetësuara këto parti dhe politikanët e inkriminuar të opozitës, me sytë e errësuar nga lakmia për pushtet, duke parë se si krimineli Vuçiq edhe në OKB, përveç takimit me përfaqësuesit e shteteve që ende nuk e kanë njohin Kosovën, ai bënë çdo gjë, që të viktimizohet edhe para shteteve tjera anëtare të OKB-së duke kërkuar ndihmë edhe nga aleatët e Vladimir Putinit, për ta dëmtuar Kosovën sa më shumë, përderisa në të njëjtën kohë, ai ka ngritur në shkallë gatishmërie ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe, duke vendosur numër të madh të tyre në kufi me Kosovën.

kryeministri Kurti, për të gjithë ata që kanë sy të shohin dhe vesh të dëgjojnë realitetin e frikshëm, që po zhvillohet kohët e fundit, ka deklaruar qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përveçse nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe mohon krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, ai vazhdon të mbajë edhe lidhje shumë të ngushta me Rusinë e Putinit, duke nënshkruar së fundi edhe marrëveshje të bashkëpunimit nga ministrat e jashtëm serb dhe rus, akt që vërtetë, pikësëpari do duhej ta alarmonte gjithë spektrin politik në Kosovë, përfshi edhe opozitën e dirigjuar nga Vuçiqi, e pastaj edhe shtetet demokratike perëndimore.

Sjelljet cinike, e hipokrite të opozitës së inkriminuar dhe kësaj kaste të pa përgjegjshme politike, në krye me politikbërës të kriminalizuar që dje ishin në pushtet kurse tash e rreth dy vite, me të drejtë dhe arsye, janë dërguar nga populli në opozitë, që as në këto momente nuk bashkohet në një front të përbashkët mobilizimi me Qeverinë dhe institucionet tone shtetërore për ruajtjen e vendit dhe mbrojtjen e shtetit nga çdo rrezikim i jashtëm serb dhe rus, por janë të gatshëm të rrënojnë gjithçka që është ndërtuar deri tash, vetëm që të dështojë Qeveria Kurti dhe Serbia ti realizoi qëllimet e saj okupatore në Kosovë, janë turpi më i madh i këtij vendi, e le të shpresojmë të jenë edhe mbetjet e fundit të kolonës së pestë të okupimeve, gati njëshekullore serbe në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".