Çfarë e mban larg politikën e Tiranës nga Prishtina!

Çfarë e mban larg politikën e Tiranës nga Prishtina!
Çfarë e mban larg politikën e Tiranës nga Prishtina!

Ilir Malindi

  • 01 October 2022 - 11:12

Shkruan: av. Ilir Malindi

Ambasadorja amerikane deklaroi këto ditë se disa media në Shqipëri financohen nga ruset e kinezet, ashtu si dhe kohe më parë mediat greke shkruanin se Greqia ka fonde sekrete për te blere media dhe politikanë shqiptarë per të promovuar agjenda greke.Prandaj mediat vizive dhe ato te shkruara në Tiranë nuk paraqesin emisione dhe nuk botojnë shkrime me tematikë patriotike e kombetare por vetëm shumë shumë  rrallë.

Këtë duhet ta kenë vënë re besoj tani edhe në Kosovë, pasi shumë rrallë kush në Shqipëri kundërshtojnë planin e ndarjes së Kosovës si dhe projektin antishqiptar të “OPEN BALLKAN”-it. Jo vetëm kaq por po ta shohim historikisht politikën e Tiranës ajo kurrë seriozisht nuk është interesuar për cështjen kombëtare por më shumë për interesa personale. Dhe ajo e cila e mban politikën e Tiranës larg asaj të Prishtinës është nacionalizmi e kombëtarizmi, ku politika e Tiranës dhe jo vetëm ajo, por edhe intelektualët, shoqëria civile dhe mediat  nuk janë në nivelin e duhur përsa i përket cështjes dhe interesit gjithshqiptar.

Kjo më sjell në kujtesë dicka të cilën po e dërgoj për botim te disa gazeta kombëtare  si dhe kryeministrit e presidentes së Kosovës.

Jam nga Durrësi dhe dua te them dicka: une pata biseduar me nje mikun tim që punonte ne nje televizion ne Shqiperi qe te benin nje emision me rastin e Pavaresise se Kosoves, ku te ftohej intelektuali patriot me origjine nga Kosova z. Skënder Kapiti, pasi ai e njihte më mirë se kushdo tjetër historine e Kosovës  dhe luften clirimtare mbi nje shekullore te popullit heroik te Kosovës. Por kjo nuk u realizua, dhe me vone kur miku im nuk punonte me ne ate television ai me tha se TV nuk pranoi ta merrte ne emision, sepse Skënder Kapiti eshte Kosovar dhe nacionalist.Po keshtu i pata premtuar z. Kapiti qe do t’i mundesoja botimet e  dy shkrimeve te tij per nacionalistin e madh Xhafer Deva, por asnjëra gazetë në Shqipëri nuk pranoi që t’i botonte përvecse gazeta Bulevard që del në Durrës e cila eshte e vetmja gazete qe interesohet e boton shkrime dhe opinione me tematike kombetare.Unë që po u shkruaj i njoh Kapitët e Durrësit si patriotë e nacionalistë  dhe më bëhet shumë qejfi që disa gazeta në Kosvë e diasporë botojnë shkrime nacionaliste e atdhetare të intelektualëve patriotë e kombëtarë pasi ne Shqipëri nuk botohen te tilla.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".