Idhujtarizmi politik dhe moraliteti i verbër social!

Idhujtarizmi politik dhe moraliteti i verbër social!
Idhujtarizmi politik dhe moraliteti i verbër social!

Fadil Maloku

  • 01 October 2022 - 15:53

Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku

Idhujtarizmi politik e ideologjik në demokracitë e reja, përveç që është kotësi është i dëmshëm dhe i rrezikshëm! Është i dëmshëm sepse e frenon (po edhe rrënon) zhvillimin e demokracisë. Ndërkaq, është i rrezikshëm sepse, e pengon (re)instalimin dhe dekodimin e imazhit dhe perfeksionizmit të demokracisë. Idhujtarizmi politik, e sidomos ai ideologjik se kanë fare problem të “strehohen dhe ankorohen” në aulen e sovranitetit të popullit apo qytetarisë.

Dhe këte “mision” idhujtarët politik e ushtrojnë shpejt dhe pa asnjë dallim klasor sish shtresorë, madje as sish etnik e gjinor. Si komunitet i organizuar që janë ato në target i vënë mediet sociale, përmes të cilave (me zhvillimin e teknologjisë informative dhe me shpejtësinë marramendëse të marrjes dhe dhënies së informacionit dhe porosive) idhujtaristët pretendojnë të përvetësojnë dhe animojnë publikun e gjerë social. Po ashtu, përmes medieve të sofistikuara sociale (rasti i Donald Trumpit, që befasoj me ardhjen e tij në postin e Presidentit të Shba-ve) shumë lehtë këto grupe katapultohen ide, koncepte po edhe individ të caktuar që “dëshirojnë” të marrin misione dhe detyrime të caktuara politike. Strategëve të idhujtarëve politik të katapultimit, u mjafton kombinimi; pak oratori e demagogji, pak piar dhe pak natyrshmëri në qasje të një tematike politike, ekonomike, sociale, apo sosh kulturore, dhe ta krijojnë me shpejtësi imazhin për idhujtarinë e radhës…!?

 Por, çfarë është imoraliteti idhujtarizmit politik, dhe si manifestohet ai në shoqëritë shqiptare? Fillimisht, do thënë që thelbi i imoralitetit të idhujtarizmit politik në shoqëritë shqiptare në Ballkan qëndron mu te injorimi dhe refuzimi ad koc i cilitdo mendim, gjykim apo qëndrim publik lidhur me liderin që ai e çmon, adhuron dhe e ndjek, si pasojë e frustrimit personal dhe “tej ngarkesave” që i “kultivon” përditshmëria dhe dinamika e jetës sonë sociale e politike. Fanatizmi në admirim dhe ndjekje të lidershipit politik në rastin e shoqërive shqiptare, për mendimin dhe gjykimin tim sociologjik, mund të kualifikohet e interpretohet më tepër si “pasojë” i vonesës së procesit të emancipimit politik, se sa si “produkt” i mungesës së rrethanave dhe përpjekjeve sociale. Madje, mund të themi që ky fanatizëm në admirim të karizmës dhe lidershipit social nuk buron vetëm nga shkaqet e mungesës së emancipimit politik, (sepse historia e sociologjisë së njohjes ka njohur shumë shoqëri e popuj të cilët janë “katapultua” me shpejtësi drite në proceset dhe zhvillimet emancipuese), por, edhe mungesës së sensit për ta zhvilluar e kultivuar prirjen e të menduarit dhe gjykuarit vetanak kolektiv. Fanatikëve të sotëm shqiptarē për dallim nga ata tradicional që ishin me natyrë dhe prirje sociale, në debatet dhe ligjërimet publike p.sh. për temat politike, aspak nuk u interesojnë as idetë, as bindjet e as argumentet, por vetëm nënçmimi, stigmatizimi dhe stereotipizimi i kundërshtarit të caktuar ideologjik apo politik. S ‘këndejmi, p.sh në debatet e sotme zhvilluara nëpër mediet sociale për temat siç janë, pandemia, kriza, inflacioni, etj., “ushtria digjitale” e fanatikëve shqiptarë, shkaku i ekonomizimit të kohës i komenton dhe trajton live! Që nënkupton; shkallë të lartë organizimi, mobilizim dhe përgaditje solide për ballafaqime dhe konfrontime me cilindo që s’i pranon, edhe si kulturë sjelljeje, po edhe si mentalitet social aktual. Është interesant që atyre nuk u shpëton, asnjë temë as publike e as personale, pa u debatuar. Ajo çka është shqetësuese në këtë fenomen të pastudiuar ende sociologjik, nuk ka të bëjë edhe gjithaq me gjuhën e përdorur denigruese për t’i shpartalluar kundërshtarët (qofshin ata ideologjik apo politik), sa ka të bëjë me dëmin që mendohet t’i shkaktohet publikut të gjerë. E dëmi më i mDh që mund t’i shkaktohet sot një publiku e qytetarie të transicionit, është padyshim mënyra dhe tendenca uniformuese e të menduarit dhe gjykuarit… Kjo tendencë, jo vetëm që e ngulfat konkurrencën lojale, por edhe e vret të menduarit dhe gjykuarit kreativ demokratik. “Ushtritë digjitale”, apo militantët e verbër partiak që “betejat” dhe “luftërat” e tyre virtuale i zhvillojnë kryesisht duke menduar e gjykuar në mënyrë uniformuese, në fakt duke avokuar lidershipin e tyre, e “vrasin” natyrën dhe sharmin e demokracisë neoliberale dhe qasjen pluraliste ndaj; mendimeve, gjykimeve dhe qëndrimeve të publikut. Për këtë shkak, kulti i individit që ndërtohet përmes besimit të verbët dhe lojalitetit të skajshëm ndaj liderit “prodhon” situata e gjendje të atilla politike ku demokracisë mund t’i humb si kuptimi ashtu edhe sensi i qeverisjes me njerëz të arsyeshëm.

 Histori e kultit të individit, na dëshmon se ky kult ndêrtohet dhe aktivizohet kur regjimi i një vendi apo një individ i përdor teknikat mosovikisht mediet sociale, ato të propagandës vetëm e vetëm për të krijuar një imazh të idealizuar për karizmën një udhëheqësi të caktuar, në rrethana të caktuara që zakonisht janë reethana krize, morale, ekonomike e sidomos sosh politike. Qëllimi dhe synimi kryesor i imazhit të idealizur êshtë idhujtaria politike dhe ajo ideologjike. Idhujtaria politike e ideologjik në demokracitë e reja, përveç që është i dëmshme, është edhe e rrezikshme! Është i dëmshme sepse e frenon (po edhe rrënojë) instalimin dhe zhvillimin e demokracisë dhe mekanizmit të saj – kontrollit Ndërkaq, është e rrezikshme sepse, e pengon (re)instalimin dhe dekodimin e mënyres së konsultimit dhe vendimarrjes së demokracisë. Idhujtarizmat politik e sidomos ata ideologjik, lehtësisht “ankorohen” në sovranitetin e popullit pa dalluar as klasë, as shtresë e as individ. Ndërkaq në target kanë zakonisht mediet sociale, përmes të cilave (sidomos tani me zhvillimin e teknologjisë informative dhe me shpejtësinë marramendëse të marrjes dhe dhënies së informacionit dhe porosive) ata pretendojnë të përvetësojnë dhe animojnë publikun e gjerë. Sot, përmes medieve të sofistikuara sociale dixhitale (rasti i Donald Trumpit, që befasoj me ardhjen e tij në postin e Presidentit të Shba-ve) shumë lehtë katapultohen tipat e tillë. Mjafton kombinimi; pak oratori e demagogji, pak medie sociale dhe pak improvizim e qasje tematike politike, ekonomike, sociale, apo sosh kulturore. Mediet dixhitale sociale, sot po “prodhojnë” edhe një forme të re të populizmit, që shquhet si “populizmi algoritmik”. Kuptimi dhe fokusimi mbi populizmin si një marrëdhënie e re komunikuese midis qytetarisë lejon përdorimin e teknologjisë informative.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".