“Të penalizohet oligarku Behxhet Pacolli, punëtorët Kosovarë në Kazakistan po i trajton si të burgosur me izolim!”

Dardan Grapci

  • 06 October 2022 - 16:10

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Në këtë rast unë mendoj që duhet të përfshihet Prokuroria dhe Gjykata, dhe t’ia kërkoj me ligj kompanisë Mabetex që të jua jep pagat punëtorëve dhe të ndëshkohen për neglizhencë dhe kërcënime ndaj punëtorëve. Gjithashtu të kërkohet nga Prokuroria një hetim i thellë ndaj kompanisë MABETEX, dhe nëse gjinden faktet që kjo kompani ka abuzuar me kontrata dhe me punëtorë, të kërkohet përmes Gjykatës, edhe në kanale ndërkombëtare të drejtësisë, që  të  mbyllet totalisht kompania MBETEX, duke filluar nga përfaqësitë që i ka në Kosovë e deri në Kazakistan.

Një fjalë e urtë popullore thotë: Mos ia ndal bukën punëtorit, se do të dënohesh, prandaj sa i përket kompanisë së biznesmenit, Behxhet Pacolli, “Mabetex” me seli ne Kazakistan nuk është  hera e parë që po i dëgjojmë punëtorët Kosovar duke u ankuar se nuk po paguhen. Ky është  problem serioz që ekziston që nga viti 2005. Këtë po e them me fakte sepse një mik i imi ka punuar atëherë në Kazakistan dhe kur është kthyer në Kosovë sa për të pushuar 2 javë e kam pyetur - "Si i keni kushtet atje?", më ka thënë që - "I ka 2 muaj që nuk ma kanë jep rrogën burrë, s’po guxoj me i tregu babës se nuk m’len mu kthye më punë"!. 
Prandaj nga ajo e deri më sot me mijëra punëtorë janë larguar nga Kazakistani dhe me qindra kanë aplikuar, por siç thotë populli - "E provova ketë dhe e besova, se mos ta kisha provuar nuk e kisha besuar". Ajo çka dua të them me këtë është se përpara qytetarët nuk ju besonin shokëve që u thoshin - "Mos apliko se ki me vuajt t për një copë buke", por e kanë vërtitu se ashtu qysh është fol, iu ka dal.

Në këtë rast unë mendoj që duhet të përfshihet Prokuroria dhe Gjykata, dhe t’ia kërkoj me ligj kompanisë Mabetex që të jua jep pagat punëtorëve dhe të ndëshkohen për neglizhencë dhe kërcënime ndaj punëtorëve. Gjithashtu të kërkohet nga Prokuroria një hetim i thellë ndaj kompanisë MABETEX, dhe nëse gjinden faktet që kjo kompani ka abuzuar me kontrata dhe me punëtorë, të kërkohet përmes Gjykatës, edhe në kanale ndërkombëtare të drejtësisë, që  të  mbyllet totalisht kompania MBETEX, duke filluar nga përfaqësitë që i ka në Kosovë e deri në Kazakistan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".