Prapa planit franko gjerman qëndron Amerika - Republika e Kosovës u çlirua për të mos u ndarë e copëtuar nga Serbia

Prapa planit franko gjerman qëndron Amerika - Republika e Kosovës u çlirua për të mos u ndarë e copëtuar nga Serbia
Prapa planit franko gjerman qëndron Amerika - Republika e Kosovës u çlirua për të mos u ndarë e copëtuar nga Serbia

Muhamet Kelmendi

  • 29 October 2022 - 17:25

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Prapa këtij plani po qëndron edhe SHBA. Z. Eskobar kërkoj shtyrjen e afatit për targa dhe paralajmërojë suksese për dialog brenda 10 muajve. Mendimi i tillë është pozitiv, për kohën sa të ruhet tërësia territoriale, sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës. Dihet publikisht vetëm synimimi politik i Prishtinës dhe i Beogradit zyrtar. Shteti serb synon ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, nëse nuk arrin për të ripushtuar Kosovën përsëri, siç e ka në Kushtetutë.

-Çështja e targave është bërë nga shteti serb një objekt për realizimin e pikësynimit që Kosova të ndahet dhe të copëtohet nga brenda. Këtej është edhe paralajmërimi për bllokim të veriut, nëse Kosova e futë në veprim vendimin për targat më 1 nëntor. 2022. Qëllimi këtu është i disa fish: 1. Të ndalohet që shteti i Kosovës të konsolidohet si shtet ligjor në tërë hapësirën e vendit. 2. Të krijohen kushtet për konflikte të mundshme ushtarake, duke intervenuar shteti serb në veri të Kosovës, në emër të mbrojtjes së minoritetit serb dhe 3. Të detyrohet Kosova që ta pranon asociacionin e komunave serbe. Këto dalin si qëllime të Serbisë. Natyrisht, se kundër është Prishtina.

Duket se për të ndalur këtë, është edhe propozimi amerikan për shtyrjen e dytë të afatit. SHBA dëshiron ta lidhë këtë çështje me planin për zgjidhjen e çështjes me Serbinë, nëpërmjet të cilës bëhet juridikisht e mundshme realizimi i shtetësisë. Si mendohet që dialogu të përfundon nuk dihet nga ne? Në qarkullim është plani që quhet francezo - gjerman. Këtë nuk e ka parë ende askush në Kosovë! Ndoshta Qeveria po? Prapa këtij plani po qëndron edhe SHBA. Z. Eskobar kërkoj shtyrjen e afatit për targa dhe paralajmërojë suksese për dialog brenda 10 muajve.

Mendimi i tillë është pozitiv, për kohën sa të ruhet tërësia territoriale, sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës. Dihet publikisht vetëm synimimi politik i Prishtinës dhe i Beogradit zyrtar. Shteti serb synon ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, nëse nuk arrin për të ripushtuar Kosovën përsëri, siç e ka në Kushtetutë.

Prishtina kërkon dhe qëndron për marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në qendër të saj. Këto dy rrugë janë shumë larg njëra-tjetrës. Por, pavarësisht kësaj Kosova luftoj dhe u çlirua vetë me ndihmën e NATOS dhe të SHBA-ve. Çlirimi i saj nuk u bë për t'u ndarë e copëtuar tash. Jo. Asnjë status për askënd që nënkupton ndonjë pushtet të tretë, si është asociacioni, nuk duhet lejuar. Nuk u çlirua vendi për t'u ndarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".