Hajnat e HIDROCENTRALEVE u amnistuan, nuk u ndëshkuan sepse drejtësia e korruptuar ja bënë shërbimin krimit të organizuar

Hajnat e HIDROCENTRALEVE u amnistuan, nuk u ndëshkuan sepse drejtësia e korruptuar ja bënë shërbimin krimit të organizuar
Hajnat e HIDROCENTRALEVE u amnistuan, nuk u ndëshkuan sepse drejtësia e korruptuar ja bënë shërbimin krimit të organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 13 November 2022 - 08:51

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj –Zhurjani

 

Kur jemi te sistemi i drejtësisë, dhe kjo që ndodhi tani edhe me aferën e ashtuquajtur “Afera e Hidrocentraleve” , personalisht mua aspak nuk më habit se këtë e kam pritur që do të ndodhë. Dhe, kur them këtë e kam pritur që do të ndodhë, kjo më së miri tregon qëndrimi im me qindra shkrime dhe sa e sa vite kam thënë e shkruar se ky është sistem i kalbur i drejtësisë që na ka qitur hije të zezë në botën e qytetëruar.

 

Pra, nuk po them pse ndodhi kjo sepse e kam ditur se do të ndodhë sepse drejtësia nuk ka vepruar sipas Kushtetutës së vendit dhe sipas ligjeve dhe për të cilat kanë dhënë betimin. Jo, ajo ka vepruar sipas atyre se çka i kanë drejtuar krye banditët dhe krye hajnat e bandave politike. Ta zëmë në këtë Kosovë të vogël sa e sa skandale kanë ndodhur, sa afera kanë ndodhur, sa hajni kane ndodhur, e kam fjalën për miliona, dhe askush nuk është dënuar dhe jo vetëm që nuk është dënuar, përkundrazi janë ngritur në pozita edhe më të larta. Po e marrim rastin e hajnisë brenda lokalëve të policisë dhe a u dënua dikush? Jo, askush përse? Dhe, mendoni se nuk e dinë ata, mendoni se nuk e kanë kapur kamerat? A e dini se ka idiot se thonë se ato kamerat i kanë hequr më parë, dhe si ka mundësi të hiqen të gjitha kamerat dhe të mos shihet ose të mos hetohet gjë. Pra, dua të them se kur hajnia ndodhë brenda lokaleve shtetërore dhe në atë ku janë njerëzit e veshur me xhaketën e shtetit, dhe bile aty ku kemi menduar se pikërisht këta na ruajnë, aty ndodhë dhe askush nuk burgoset. Dhe, këta po marrin guximin dhe po i dënojnë ose po i shpallin fajtor pikërisht që këta kanë qenë të lidhur ngushtë me bandat e kanaleve të nëntokës kriminale. Pikërisht këta kanë qenë argat i bandave qeveritare që e kanë vjedhur shtetin deri në palcë, bandat e këtyre argatëve që ishin duke u përgjigjur në bankën e zezë e kanë vjedhur djersën e bashkatdhetarëve, kanë keqpërdorur pozitën, kanë marr haraç. A e dini ju se çfarë mashtrimesh kanë bërë këto banda banditësh me aferën e "Hidrocentraleve"? Po, i´a zë shembullin lidhur me këtë: Kanë ardhur në fshatin tim në Zhur, për të kërkuar vota dhe i kanë mashtruar dhe gënjyer qytetarët se së shpejti në Zhur, do bëhet hidrocentrali që nga Dikanca, që është fshat në malet e Dragashit. Bile kanë gënjyer banditët e shkuar banditëve, se do vjen uji me ramje të lirë, pra, paratë ku janë, premtimet ku janë? Dhe, me fjalë të tjera se këta hajnat e profileve të larta shtetërore, e hajnave, sepse kur them hajnat në i njohim se në Kosovë njihemi të gjithë, e dua të them se deri dje kanë qenë leckaman, nuk kanë pasur as brekë dhe arritën të bëhen super milioner, të sigurojnë pasuri për 50 breza dhe të mos hetohen dhe të mos dënohet askush. Kjo nuk ka koment. Mendoni se të kota kanë qenë thirrjet e faktorit ndërkombëtar pa reshtur se duhet luftuar korrupsionin nga majat e larta shtetërore, por kjo nuk ndodhi sepse u pa ashiqare se drejtësia ka qenë e kapur nga bandat politike dhe jo e ndarë të veproj sipas ligjeve, sipas Kushtetutës se vendit dhe sipas asaj që kanë dhënë betimin, mirëpo, nuk kanë guxuar të preken kryebanditët e bandave politike. Por, kjo do të ndodhë, por kur, vetëm vonim se shpëtim nuk ka, edhe pse mendojnë se u krye kjo punë. Jo, do zbardhet herë do kurdo, sepse fati i hajnave është i shkruar kështu edhe për këtë rast është dhe do të ndodhë, pa merak fare, mos mendoni se këta janë rehat, jo kurrë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".