Opozita në Kosovë destruktive dhe e dëmshme për shtetin?

Opozita në Kosovë destruktive dhe e dëmshme për shtetin?
Opozita në Kosovë destruktive dhe e dëmshme për shtetin?

Agim Bajrami

  • 13 November 2022 - 08:56

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Në një shtet funksional dhe me një vetëdije të shëndoshë qytetare,kjo opozitë, do të duhej të luftohej më shumë se politika agresive e Serbisë. Është thënia, më parë duhet ta pastrosh shtëpinë tënde, dhe më pas, për të dal te fqinji.

 

Kjo opozitë, pra opozita kosovare, në vend që të përqendrohet në situatën e tanishme të sigurisë, e cila po shkon pashmangshëm drejt konfliktit të armatosur në veri të Kosovë, ajo opozitë e cila, vetë e ka krijuar këtë gjendje gjatë qeverisjes së tyre për 22 vite ,tani po angazhohet në përçarje, përhapje të rrenave dhe të dezinformatave të cilat shkojnë në linjën me politikën e Vuçiqit kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Është për çudi dhe e pa qartë, pse votuesit kosovarë dhe përkrahësit e kësaj opozite destruktive e armiqësore ndaj Kosovës po përkrahën? Pse po ndjekin politikat e tyre kundër interesit dhe vendit të tyre?! Në një shtet funksional dhe me një vetëdije të shëndoshë qytetare,kjo opozitë ,do të duhej të luftohej më shumë se politika agresive e Serbisë. Është thënia, më parë duhet ta pastrosh shtëpinë tënde, dhe më pas, për të dal te fqinji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".