Ky është turpi i Kosovës që nuk lahet, edhe tradhtarët po thirren në emër të popullit

Ky është turpi i Kosovës që nuk lahet, edhe tradhtarët po thirren në emër të popullit
Ky është turpi i Kosovës që nuk lahet, edhe tradhtarët po thirren në emër të popullit

Skender Mulliqi

  • 23 November 2022 - 07:44

Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi

Me tradhtuar vendin dashur apo pa dashur,edhe kur kemi te bëjmë më Serbinë, nevojitet ideologji e rinovuar e fashizmit, që bukur shumë e ka përfshi Kosovën. Shumë në këtë vendin tonë të lodhur ,na janë bërë njerëz të cilët politikën e kanë biznes! Dhe, nuk ka gjë më tragjike së kur veprat e këqija behën në emër të popullit!

- Vendi po kërcënohet serish nga Serbia e Vuçiqit, e në prapë nuk kemi unitet !Për çudi sikur kemi rënë krejt nga ajo për çka edhe ekzistojmë!.Nuk po mbrohet sa duhet shteti i Kosovës dhe as çështja kombëtare !Dikush thumbit e dikush patkoit! Dija dhe intelektualet janë të pa ndamë kundër të keqes dhe çdo dukurie devijante në shoqëri, e këta po heshtin! Ata sikur kanë mbetur vetëm vrojtues të ngjarjeve politike në Kosovë. Po heshtin si gjithmonë edhe akademikët!Heshtja është largim nga substanca e jetës dhe është largim nga çdo vlerë shoqërore dhe politike !Regjimeve të kaluara edhe në këtë situatë kur po hyjmë në fazën finale të bisedimeve më Serbinë, sikur ka mbetur me ardhur pushtet me çdo kusht! Ashtu po veprojnë dhe po sillën!Kjo nuk donë koment!

Nepotizmi, klientelizmi, marrëveshjet ndërpartiake, punësimet pa kritere, u bën në rexhi të ish pushtetit të PDK dhe LDK me koalicione të vogla. Kështu u bënë edhe shumë marifete nga një numër jo i vogël të sherifëve lokal të politikës. Këta po ashtu shumë e kanë dhunuar dhe kontaminuar shoqërinë e re. Gjithmonë përparësi patën të përshtatshmit, dhe të pa aftit. U kërkuan dhe u gjeten lidhjet, e jo kualifikimet.

U bë më i vyeshëm funksioni së sa dija!Të gjitha këto u kualifikuan si suksese për shtetin e ri të Kosovës!Këtë mundësi të punësimit nuk e patën ata që janë më fakultet, së nuk kishin asnjë lidhje më pushtetarët e pas luftës. Për ata edhe nuk ndërtuam shtet si duhet! Politikat e deritashme dhanë porosi të gabuara!Klasa e re politike e cila sapo është ngjitur në skenë, nuk guxon të shkelë në dërrasa të kalbura!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".