Lexoni edhe:
Kujdes, tolerimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, do të ju kthehet me bumerang!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Me incidentet e fundit dhe acarimin e situatës në veri, sipas porosive nga Beogradi dhe krimineli Vuçiq, shihet hapur, se dora e zgjatur e Serbisë fashiste në Kosovë, e ashtuquajtura "listë serbe" e cila që nga krijimi i saj prej tandemit Thaçi-Vuçiq, nuk ka funksionuar pothuajse asnjëherë si segment normal politik, por gjatë gjithë kohës, ka vepruar më tepër si organizatë paramilitare e dirigjuar nga Vuçiqi, për pengimin e shtrirjes së rendit e të ligjit edhe në Veri të Kosovës.
-Me aksionet më të reja kriminale, po tentohet me çdo kusht që të rrezikohet seriozisht edhe procesi i mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave në veri të Kosovës, nga frika se pas këtyre zgjedhjeve dora e zgjatur e Serbisë në Kosovë "lista serbe" do ta humbë plotësisht ndikimin dhe shkoj drejt shuarjes përfundimtare.
Kujdes, tolerimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, do të ju kthehet me bumerang!Lexoni edhe:
Prandaj habit fort edhe qëndrimi i njëanshëm dhe pa asnjë sens diplomatik i përfaqësuesve ndërkombëtar, të cilët në vend se ti kritikojnë aktet terroriste të bandave kriminale serbe në veri dhe ndalojnë përfundimisht ndërhyrjet e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, duke mbështetur Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të lira edhe në veri të territorit të saj, ata deklarojnë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë legjitime të shtetit tonë të pavarur, ndaj para se të veprojë, është e rrugës që në këto moment dramatike, Qeveria e Kosovës të konsultohet, shqyrtojë rekomandimet dhe marrë vesh e kuptojë mirë, arsyet e këtij qëndrimi të pa zakontë, të shteteve që e kanë mbështetur në vijimësi pavarësinë, forcimin dhe shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës.
Përndryshe, sa na takon neve si qytetar të këtij vendi, është tërësisht e pa shpjegueshme se si pas incidenteve,që bandat e maskuara kriminale serbe organizuan të martën me granata dore, duke dëmtuar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Mitrovicës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në vend të thirrjes për ndalimin e ndërhyrjeve të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, rivendosjen e rendit e të ligjit dhe arrestimin e grupeve terroriste, nga KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, të vlerësoi se situata e tensionuar nuk mundëson një proces të rregullt zgjedhor, dhe zgjedhjet e planifikuara për fundin e dhjetorit të shtyhen për një afat tjetër kohor!? Mirë që Hovenier, të paktën në Tvitter ka shkruar se përdorimi i dhunës e i frikësimit dhe përdorimi i mjeteve shpërthyese për rrezikimin e jetëve nuk është një metodë e përshtatshme proteste dhe se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës.
Por habit shumë fakti se si ambasadori amerikan deklaron se SHBA-të janë të shqetësuara që nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet në veri të mbahen në fund të këtij muaji, kur ai e di mirë se është Serbia,Vuçiqi dhe bandat kriminale serbe, që tash e mbi 23 vite me radhë,nuk lejojnë krijimin e kushteve normale, ndaj “Shtetet e Bashkuara, nuk kanë pse të ndjehen të shqetësuara dhe pikësëpari duhet ta ndalojnë ambasadorin Hill dhe vet Eskobarin, që edhe në gjendjen e krijuar, t`ia mbajnë anën Serbisë dhe të ndihmojnë në shuarjen e bandave kriminale serbe në mënyrë që të mund të mbahen zgjedhjet normale, të qeta dhe të lira, në fund të këtij muaji, edhe në veri të Kosovës, nëse vërtet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë, siç theksoni ju. Kundër akteve të dhunës nga bandat e maskuara kriminale serbe, në prag të zgjedhjeve në veri të Kosovës kanë reaguar në mënyrë përafërsisht të ngjashme edhe ambasadori gjerman dhe ai francez, përderisa Qeveria e Kosovës po e përcjell me vëmendje situatën për të vendosur lidhur mbi mbajtjen apo shtyrjen eventuale të zgjedhjeve edhe për një kohë të caktuar.
Kjo është Mjekësia Ligjore e krimit Lexoni edhe:
Zëdhënësi Përparim Kryeziu ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve, sepse zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë, por pengimi apo pamundësimi i tyre, nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj demokracisë. Kështu që pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, bazuar në ligjet e vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës,ngase edhe qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre në Institucionet e vendit, siç ka nevojë edhe vendi, për drejtues legjitim të pakicës serbe, pa diktime nga Beogradi.
Bandat kriminale mund të mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk duhet as nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike, kurse aktet e dhunës dhe veprimet kriminale të tyre duhet të dënohen njëzëri edhe nga SHBA dhe të gjitha vendet e QUINT-it. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme është duke e përcjell gjendjen në veri dhe presim vlerësimin e situatës atje nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, kurse ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se pavarësisht provokimeve nga grupet kriminale, policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme që të ofrojë siguri për qytetarët dhe zyrtarët e KQZ-së në ditën e zgjedhjeve. Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, Ministri i Punëve të Brendshme tha se për mbajtjen e zgjedhjeve, Policia e Kosovës bënë planet e saj dhe ka kapacitete për mbajtjen dhe sigurimin e tyre dhe në bazë të vlerësimit i shton kapacitet aq sa të ketë nevojë.
Kështu që qëndrimet e ndryshme dhe deklaratat e pakoordinuara në mënyrë të mjaftueshme diplomatike në situatën e krijuar, dëshmojnë se procesi zgjedhor në komunat e veriut të Kosovës, do të jetë një test vendimtar për institucionet e shtetit, që ta dëshmojnë në praktikë, aftësinë e tyre për shtrirjen e plotë të sovranitetit shtetëror, mbrojtjes së palëkundur të integritetit tokësor dhe respektimit të autoritetit kushtetues, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".