Fenomenet negative po e dëmtojnë kombin shqiptar!..

Fenomenet negative po e dëmtojnë kombin shqiptar!..
Fenomenet negative po e dëmtojnë kombin shqiptar!..

Ismail Muçiqi

  • 06 January 2023 - 12:43

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Po jetojmë në kohën kur opinioni po bombardohet me lajme dhe kronika të zeza gjithandej trojeve ku jetojnë Shqiptarët. Droga dhe narkotikët për fat të keq është bërë lajm i ditës pothuajse në të gjitha mediumet tona duke dhënë lajme më të kobshme të cilat shpërthejnë dhe përhapën kudo nëpër qytetet dhe vendbanimet tona, për vrasjet dhe konfliktet më të ndryshme të qytetareve tonë përkatësisht të të rinjve të cilët për fat të keq lënda narkotike është bërë biznes i jetës. Ky trend i fenomenit negativë i cili po e shkatërron gjeneratën e re dhe po krijon probleme deri tek vrasjet ndërmjet grupeve të ndryshme është barrë e rëndë për familjen, shoqërinë, shtetin dhe kombin në përgjithësi. Përgjegjësinë për këto dukuri shkatërruese duhet faktoruar familjes [edukatës familjare], enteve edukativo arsimore, institucioneve shtetërore përkatësisht atyre që mirën me Sistemin e Arsimimit dhe Edukimit.

Vaj halli për një shoqëri apo për një shtet ku droga dhe bimët tjera narkotike lulëzojnë nga të gjitha anët. Këtë gjendje të mjerë e kemi në Shtetin amë Shqipërinë në të cilën pothuajse çdo ditë lexojmë lajme dhe kronika për vrasjet e ndryshme nga mafia e drogës.  

Fenomenet negative nuk kanë të ndalur. 

Tani dhuna dhe konfliktet me pasoja më fatale kanë zbritur nga fshatrat dhe vendbanimet malore duke u instaluar nëpër qendrat urbane të qyteteve dhe vendbanimeve tona ku jetojnë Shqiptarët. Komunikacioni rrugor tani është shndërruar në arenë të konflikteve ndërmjet gazeve të automjeteve të cilëve u mungon kultura më elementare dhe profesionale të rregullave ligjore të komunikacionit. Në këtë drejtim në mënyrën më negative kanë ndikuar auto shkollat të licencuara nga institucionet e shtetit të cilat interes kryesor e kanë përfitimet financiare në biznesin e tyre. Këto auto shkolla lëshuan me mija e mija patente shoferë pa i aftësuar dhe përgatitur kandidatët në bazë të normativës ligjore e cila është në fuqi. Një numër i auto shkollave i kanë bërë dëme shoqërisë përkatësisht gjeneratës së re të cilët përditë e më shumë po shkaktojnë aksidente nëpër rrugët tona.

Nuk ka dyshim se në shumë auto shkolla të licencuara janë të korruptuara. Për shkak të këtyre dukurive të dështimeve në përgatitjen e shoferëve [drejtuesve të automjeteve] numëri i qytetareve që po humbin jetën nëpër rrugët tona po shtohet përditë e më shumë. Duhet theksuar se të gjitha të këqijat që po vijnë kanë një emërues të përbashkët. E kjo është, përdorimi dhe konsumimi i drogës tek gjenerata e re. Nga kjo e keqe po rrjedhin dukurit negative me pasoja tragjike si janë: vetëvrasja e të rinjve si pasojë e q 'rregullimeve nervore psikike të cilat burim e kanë drogën, alkoolin e si pasojë po shkaktojnë tragjedi në familjet e tyre. Është koha e fundit që institucionet kompetente, shoqëria civile dhe inteligjenca nëse ekziston diku sa më parë të mirën në parandalimin e këtyre fenomeneve të cilat po shkatërrojnë të ardhmen e Shqiptarëve. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".