Gabove z. i nderuar Zoran Milanoviq, Kosova ka qenë e okupuar dhunshëm nga ish-Jugosllavia e Titos e Serbia

Gabove z. i nderuar Zoran Milanoviq, Kosova ka qenë e okupuar dhunshëm nga ish-Jugosllavia e Titos e Serbia
Gabove z. i nderuar Zoran Milanoviq, Kosova ka qenë e okupuar dhunshëm nga ish-Jugosllavia e Titos e Serbia

Skender Mulliqi

  • 31 January 2023 - 11:16

Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi

-Shumë befasuese për shqiptarët ishte deklarimi I kryetarit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, së ”Bashkësia ndërkombëtare ja ka grabitur Serbisë , Kosovën”.A do të jetë kjo një deklaratë e izoluar e presidentit të Kroacisë, apo është përqafim I politikave hegjemoniste proserbo- ruse na rajon mbetet të shihet. Kjo deklaratë nga shumë kush është komentuar si retorikë shumë e afërt më vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, si e Millosheviqit.Milanoviq I ka dhënë krah invazionit rus në Ukrainë, për të cilën deklarim mori edhe komplimente nga ruset dhe serbet.

Ky lajm është transmetuar më shpejtësi të madhe në rrjetet sociale dhe mediet ruse dhe serbe. Presidenti I Kroacisë e ka goditur Kosovën pikërisht në kohën kur po kërkohet nga BE-ja dhe Amerika , implementimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 në Bruksel, që janë të pa pranueshme për Kosovën. Nga deklarimi i Milanoviqit fshihet edhe një lloj ndoshta e frikës nga Rusia, kur thotë”Se Rusia është forcë nukleare, dhe së ka mundësi të dërgon botën në Luftën e Tretë Botërore”. Kjo edhe mund të jetë e saktë, por një qëndrim I tillë vetëm së e forcon pozitën politike të diktatoreve Putin e Vuçiq, dhe të diktatorëve tjerë në botë.

Ai vuri paralele të rrezikshme së gjoja Rusia është provokuar që të tetë vite, duke mos precizuar së nga kush po provokohet. Të shpresojmë së ky qëndrim i Milanoviqit, mos të ndikon në dëmtimin e marrëdhënieve të mira kroato- shqiptare në ndërtuara për shumë vite pas luftës. Kosova ka qenë e okupuar dhunshem nga ish-Jugollavia e Titos e Serbia , e nuk bëhet fjalë për kurrfarë grabitje z. Milanoviq.Ke gabuar shumë e rëndë president në konferencën e mbajtur për medie në Petrinje!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".