
Lexoni edhe:
Një 35-vjeçar nga Kosova gjendet pa shenja jete
Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami
Opozita po e kundërshton kryeministrin Kurti, ngase po e humb shansin, siç e ka imagjinuar , se me mos formimin e Asociacionit nga kryeministri Kurti , do të mund të shpresoj në ardhjen në pushtet, siç e pretendon, përmes demagogjisë së vetë , " se miqtë, partnerët ndërkombëtar, do ti përkrahnin, në rrëzimin e Qeverisë Kurti ,dhe do të mund të vinin në pushtet ,me premtimin e implementimit të Asociacionit të etnisë serbe, edhe me kompetenca ekzekutive.
Një 35-vjeçar nga Kosova gjendet pa shenja jeteLexoni edhe:
Opozita po përpiqej në marrjen e pushtetit përmes 'intrigave antikombëtare, derisa Kryeministri Kurti , ka vënë kushtet për formimin e Asociacionit, dhe ato janë si më poshtë: - Asociacioni/Bashkësia, të mos jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës; - Jo Asociacion mono etnik, përkatësisht të etnisë serbe; Të mos ushtroj autorizimet publike; Nëse Serbia ,kërkon të drejtat e pakicave serbe në Kosovë, të njëjtat dhe në të njëjtën masë, duhet t'u ofroj komunitetit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës; Implementimi i Asociacionit do të bëhej, në fund të procesit të marrëveshjes, pasi Serbia të njeh Kosovën. Kryeministri i Kosovës ka paraqit ofertën e vetë politike,se si mund të formohej Asociacioni, kurse opozita, pa e dhënë vlerësimin e tyre rreth asaj se si kryeministri pranon të formoj Asociacionin, ajo me slloganin e vetë të vjetër, reagon, krejtësisht jashtë kontekstit, dhe për fajin e vetë, që e bart nga qeverisja e saj,të cilët marrëveshje e ka negociuar dhe nënshkruar, për formimin e Asociacionit të etnisë serbe, në vitin 2013, dhe 2015, dhe të njëjtën e ka të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës,dhe tani për fajin e vetë, po e fajëson Kryeministrin,i cili e kushtëzon, formimin e Asociacionit, e që nuk do të ishte në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, dhe as me statusin e Kosovës, si shtet i pavarur, demokratik dhe me 'shoqëri multi etnike' , e funksionale. Opozita, po e kundërshton kryeministrin Kurti ,ngase po e humb shansin, siç e ka imagjinuar ,se me mos formimin e Asociacionit nga kryeministri Kurti , do të mund të shpresoj në ardhjen në pushtet, siç e pretendon, përmes demagogjisë së vetë , " se miqtë, partnerët ndërkombëtar, do ti përkrahnin, në rrëzimin e Qeverisë Kurti ,dhe do të mund të vinin në pushtet ,me premtimin e implementimit të Asociacionit të etnisë serbe, edhe me kompetenca ekzekutive. Dhe e gjithë britma e opozitës, sillet rreth humbjes së shpresës ,në marrjen e pushtetit përmes, ' intrigave të tyre anti kombëtare'?!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".